Studim tregu

Një ndërmarrje që prodhon këpucë, çon në Afrikë për të bërë studim tregu, dy përfaqësues: Një pesimist dhe një optimist. Pas një jave, vijnë dy telegrame:

Optimisti: “Treg fantastik! Këtu askush nuk vesh këpucë!”

Pesimisti: “Treg shumë i keq! Këtu, askush nuk vesh këpucë!”.

 

Çifti i ri

Një çift do të martohet dhe dhëndrri vendos t’ia qartësojë disa gjëra gruas së tij të ardhshme:

– E dashur, ki parasysh se unë kam ca zakone të vogla, nga të cilat nuk do të heq dorë edhe pasi të martohemi. Të hënën mbrëma, shkoj në kinema me shokët, të martën shkoj në bibliotekë, të mërkurën në mbrëmje shkoj në bar për të vënë ndonjë skedinë, të enjten është klubi i brixhit që zgjat deri pas mesnate, të premten shkoj gjithmonë në teatër. Të shtunën, nuk mund të mungoj kurrsesi në një mbrëmje në pab, kurse të dielën takohemi gjithnjë në piceri me ca shokë të vjetër…

– Të kuptoj i dashur. Edhe unë kam ca zakone fikse, që duhet të t’i tregoj që tani… Unë bëj seks çdo mbrëmje! Kush është, është…

 

Vajza

Një vajzë e vogël, pyet të ëmën: – Mami, është e vërtetë se mua më ka sjellë lejleku?

Mamaja, pak e shokuar, i përgjigjet: – Nuk e mbaj mend mirë, por më kujtohet që ishte një zog shumë i madh!

 

Ilaçi i rrobave

Dy amvisa, bisedojnë ndërsa njëra prej tyre nxjerr rrobat nga lavatriçja…

– Silvia, desha të të pyes… e ke provuar ndonjëherë orgazmën?

– Oh, Mira, të lutem, mos më streso… Unë jam shumë e kënaqur nga Bonuxi!

 

Hajduti

Një burrë del para gjykatësit, pasi është kapur duke vjedhur një dyqan rrobash.

Gjykatësi: – Atëhere, ju e pranoni se keni hyrë me dhunë në një dyqan rrobash katër herë me radhë?

Hajduti: – Po, zoti gjykatës!

Gjykatësi: – Përse?

Hajduti, i përlotur: – Sepse gruaja ime donte një fustan…

Gjykatësi: – Po këtu thuhet se keni hyrë në dyqan katër herë radhazi!

Hajduti: – E vërtetë zoti gjykatës. Sepse gruaja e ndërroi tre herë fustanin…

 

Bjondia

Një brune dhe një bjonde po udhëtojnë me makinë. Në një moment, një zog lëshon një glasë mu mbi xhamin e makinës.

Brunia: – Oh, duhet ta pastrojmë!

Bjondia nxjerr kokën jashtë dhe shikon lart: – Jo, është e pamundur. Po fluturon shumë lart, nuk e kap dot!

 

Te mjeku

Një grua e moshuar, shkon te mjeku: – Doktor, sa herë shihem në pasqyrë, më vjen për të vjellë!

Mjeku: – Shumë mirë! Kjo do të thotë se nuk keni asnjë problem me shikimin!

 

Rambo

Beni kthehet në shtëpi, i trishtuar.

Mami: – Beni, çfarë ke kështu? Kush të ka mërzitur?

Beni: – Mami… të gjithë në shkollë më thërrasin “Rambo”!

Mami: – Mos u shqetëso të keqen mami. Nesër, do të vij të flas me mësuesen tënde…

Beni: – Jo, jo, mami… S’është nevoja. Kjo është lufta ime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *