Horoskopi i javës 14 korrik -20 korrik

Klasifikimi i javës

1. Akrepi

2. Dashi

3. Gaforrja

4. Bricjapi

5. Peshorja

6. Luani

7. Demi

8. Shigjetari

9. Peshqit

10. Virgjëresha

11. Binjakët

12. Ujori

 

DASHI, 21 MARS-20 PRILL

Hëna pozitive në fillim të javës do t’ju dhurojë sharm dhe karizmë për të bërë për vete dikë të cilit/ës ia keni vënë syrin. Do t’ju ndihmojnë edhe Mërkuri dhe Afërdita. Nga e mërkura deri të premten do të punoni njëkohësisht në punët e zakonshme, por do të mendoni edhe projekte të reja dhe mënyra për të dalë nga rutina. Në fundjavë, mos e mbani mendjen te puna, çlodhuni dhe relaksohuni sepse keni nevojë.

 

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ

Fillimi i javës është i përshtatshëm për të bërë një përzgjedhje të punëve që ju presin, duke vendosur prioritetet. Mund të bëni edhe një përzgjedhje të objekteve dhe veshjeve që nuk përdoren më dhe t’ia dhuroni dikujt. Nga e mërkura në të premten do të ndjeni nevojën për të ndërruar atmosferë, kështu që mund të bëni plane pushimesh, ose të bëni një pushim të shkurtër. Kjo dëshirë do të vazhdojë edhe në fundjavë, të cilën do t’ia dedikoni familjes.

 

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR

Falë Mërkurit, Marsit dhe Afërditës ende të favorshëm për ju, java do të jetë e mbushur plot energji dhe interesante, megjithëse të mërkurën dhe të enjten do të keni të bëni me dikë kërkues (në punë, apo familje). E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të përshtatshme për të kryer punët që keni në dorë, me këmbëngulje dhe përqendrim. Në fundjavë, do të ndjeni nevojën të dilni me shoqërinë, por vetëm me miqtë më të ngushtë.

 

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK

Ndjesitë dhe sensualiteti do të shumëfishohen falë Hënës në shenjën e Akrepit, në fillim të javës, duke ju shtyrë drejt një pasioni. Nga e mërkura deri të premten do të ndjeheni si të mbytur në peshën e punëve të shumta, aq më tepër që rezultati nuk do të jetë ai i dëshiruari. Të premten dhe të shtunën, Hëna kundër në shenjën e Bricjapit mund të sjellë ndonjë grindje në marrëdhënie. Të dielën, do të ndjeheni të gatshëm për sfida dhe risi.

 

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT

Hëna negative të hënën mund të shkaktojë probleme në punë, por Mërkuri dhe Afërdita do t’ju garantojnë mbështetje të çmuar nga njerëzit që ju rrethojnë. Nga e mërkura në të premte, Hëna do t’ju ndihmojë në një projekt dashuror, për t’ia arritur qëllimit që i keni vënë vetes. Në fundjavë, mund të mbylleni në vetvete, mbase do të vlerësoni kënaqësinë e qëndrimit në shtëpi dhe do ta kaloni kohën në mënyrë relaksuese, mbase duke lexuar një libër të mirë.

 

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR

Të hënën dhe të martën, Mërkuri dhe Afërdita negative mund t’ju fusin shkopinj nën rrota në lidhjen e një kontrate pune apo kryerjen e një marrëveshjeje. Pra, lërini për më vonë punët më të rëndësishme dhe bëni vetëm ato më të domosdoshmet. Të mërkurën dhe të enjten mund të ndjeheni të lodhur për shkak të grindjes me një familjar, me të cilin nuk kuptoheni siç duhet. Në fundjavë, do të rigjeni çlodhjen dhe ekuilibrin e duhur për të rikuperuar forcat.

 

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR

Falë ndihmës së Mërkurit dhe Afërditës mund të bëni ndonjë projekt madhështor. Ndërkohë, puna do të shkojë vaj dhe dialogu dashuror do të rrjedhë lirisht gjatë gjithë javës. Të hënën mund të merreni me çështje familjare, financiare ose pasurish të paluajtshme. Në ditët në vazhdim, mund të ndjeheni paksa të lodhur dhe me dëshirën për të bërë pushime, gjë që është normale. Në fundjavë, duhet të mbani nën kontroll nervozizmin dhe tendencën për të paragjykuar.

 

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR

Të hënën dhe të martën do të jeni në formë të shkëlqyer psikofizike, falë edhe Hënës në shenjë. Nga e mërkura deri të premten do të tregoni aftësitë tuaja edhe në punë dhe do të krijoni një atmosferë të këndshme për veten dhe kolegët tuaj. Gjatë fundjavës, do t’ju duhet të ushtroni presion për të arritur atë që dëshironi. Fundjavën do ta kaloni me shoqërinë, por vetëm me disa të përzgjedhur.

 

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR

Hëna në fillim të javës do t’ju bëjë të mbyllur në vetvete, me dëshirën për të reflektuar. Do të keni kundër edhe Mërkurin dhe Afërditën, që nuk do t’ju ndihmojnë të tregoheni të hapur dhe të gëzueshëm. Prisni deri të mërkurën para se të ndërmerrni ndonjë vendim të rëndësishëm. Edhe e premtja do të jetë një ditë e mirë për vetëvlerësimin tuaj dhe do të shoqërohet nga humori i mirë. Të shtunën dhe të dielën, do të relaksoheni në shtëpi.

 

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR

Gjatë dy ditëve të para të javës mund të konsolidoni disa strategji marketingu dhe të përdorni internetin për të bërë kërkimet që ju nevojiten. Në vazhdim, do të rikuperoni energjitë falë aktiviteteve relaksuese. Të enjten dhe të premten duhet të punoni me përqendrim dhe dedikim për të mbaruar një punë të rëndësishme që keni në dorë. Në fundjavë, Hëna në shenjë, do t’ia hapë rrugën realizimit të çdo nisme, dashurie apo pasioni.

 

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT

Hëna kundër në fillim të javës mund të shkaktojë probleme komunikimi në një lidhje sentimentale. Megjithatë, mos u shqetësoni, pasi do të mund të mbështeteni te veprimi pozitiv i Mërkurit dhe Afërditës. Gjatë ditëve në vazhdim do të ndjeheni plot energji dhe me shpirt të pamposhtur. Mund të bëni edhe takime interesante nëpërmjet të njohurve të përbashkët. Të premten dhe të shtunën, energjitë do të përqendrohen te reflektimi dhe bota e brendshme. Të dielën, do të jeni të papërmbajtur.

 

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS

Në fillim të javës, nuk do t’ju mungojë guximi për të filluar projekte të reja pune, ose për të bërë ndryshime në jetën sentimentale. Mos u nxitoni dhe merrni vendime të gabuara, sepse keni kundër edhe Mërkurin dhe Afërditën. Në fazën qendrore të javës do të ndjeheni paksa në ankth dhe të stresuar për shkak të ngarkesave shtesë të punëve dhe përgjegjësive. Në fundjavë, nuk do të qëndroni në shtëpi, por do të bëni një udhëtim të shkurtër që do t’ju relaksojë.

 

 

Me cilën shenjë mund të jeni miq?

Virgjëresha

 

Virgjëresha-Peshorja

Megjithëse marrëdhëniet dashurore mes Virgjëreshës dhe Peshores janë nganjëherë të rrezikshme, yjet parashikojnë se lidhjet miqësore mund të jenë të suksesshme dhe dy personat, të plotësojnë njëri-tjetrin. Virgjëresha ka tendencë të kanalizojë dhe fusë në kornizë vrullin dhe energjinë e Peshores. Këto dy shenja mund të zhvillojnë së bashku edhe aktivitete artistike, kulturore apo sportive, me gjithmonë të njëjtin entuziazëm dhe pa u mërzitur. Megjithatë, mund të ketë edhe një ndryshim ritmi mes Peshores dhe Virgjëreshës, sepse i pari e merr me vrull, ndërkohë që i dyti, preferon ta marrë shtruar.

 

Virgjëresha-Akrepi

Është e vështirë të konceptohet një miqësi mes Virgjëreshës dhe Akrepit, sepse e vetmja pikë e përbashkët që kanë është një lloj pavarësie që i largon, në vend që t’i afrojë. Virgjëresha kërkon qetësinë, masën dhe u përshtatet situatave, ndryshimeve që i dalin përpara, ndërkohë që Akrepi ndjehet mirë me rutinën e tij. Akrepit nuk i pëlqejnë shumë ndryshimet dhe përmbysjet e zakoneve. Janë të shumta pikat që i ndajnë këto dy shenja zodiaku dhe i pengojnë të lidhin miqësi, por edhe nëse lidhin, keqkuptimet janë të pashmangshme.

 

Virgjëresha-Shigjetari

Një miqësi mes Virgjëreshës dhe Shigjetarit është e mundur, por rrezikon të mos jetë shumë e qëndrueshme. Këto dy shenja horoskopi kanë tipare karakteri të përbashkëta, si kureshtia dhe dëshira për zbulime, por edhe krejt të kundërta, bile të papajtueshme. Virgjëresha është e organizuar dhe perfeksioniste, ndërkohë që Shigjetari është i zjarrtë dhe shpesh, i pamatur. Për shembull, nuk këshillohet që këto dy shenja astrologjike të banojnë së bashku. Me një fjalë, më mirë preferoni daljen për kafe, shëtitje, etj., sesa miqësinë e qëndrueshme.

 

Virgjëresha-Bricjapi

Një Bricjap nuk ka shumë miq, por midis tyre do të gjendet deomos një Virgjëreshë. Yjet thotë se në fillim, një miqësi mes Bricjapit dhe Virgjëreshës duket e vështirë, por pasi janë bërë miq, ata janë të pandarë. Kështu, të dy miqtë mund të qëndrojnë vite pa u parë, por miqësia e tyre nuk do të pësojë asnjë lëkundje. Në një festë mes miqsh, Bricjapi do ta mbrojë mikun e tij Virgjëreshë, nëse gjuhët e këqija do ta shajnë pas shpine.

 

Virgjëresha-Ujori

Afërsitë mes një Virgjëreshe dhe Ujori nuk janë gjithmonë të dukshme. Në fakt, këtyre dy shenjave u duhet pak kohë për t’i besuar njëri-tjetrit. Megjithatë, në një mbrëmje të organizuar nga të njohurit e përbashkët, një shëtitje apo vajtje në kinema, ata do të jenë gjithmonë dakord. Nuk do të ketë zënka para sporteleve të kinemasë për të zgjedhur një film, as para ekranit të televizorit, për të zgjedhur një program. Virgjëresha dhe Ujori do të merren vesh mirë me njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa nuk do të kenë nevojë për të folur, që të kuptohen.

 

Virgjëresha-Peshqit

Që të dyja shenjat kanë një karakter të ndrojtur e të rezervuar dhe mund të jenë miq të shkëlqyer. Ata nuk i pëlqejnë gjërat e paparashikuara, por i planifikojnë mbrëmjet e tyre deri në detajet më të vogla, për të mos u lënë asnjë vend të papriturave. Peshqit dhe Virgjëresha e kalojnë kohën duke folur për politikën, kulturën apo modën, me diskutime pa mbarim. Megjithëse Virgjëreshës logjike nuk i pëlqen mungesa e reflektimit të Peshqve, këta miq janë mjaft të qetë dhe të mirëkuptueshëm, për të pranuar veçantitë e gjithësecilit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *