Përshëndetje e dashur psikologe Anxhela! Jam një vajzë 23 vjeçe dhe ditët e fundit kam hasur një problem në shoqëri që ka filluar të më krijoj edhe një lloj stresi. Gjatë një bisede në grup u hap një muhabet feje pasi kam edhe një shok që është shumë besimtar, ai është djalë shumë i mirë por ka një ves që flet sikur nuk është bashkëmoshatari im po sikur është gjyshi im dhe ka jetuar e është pleqëruar dhe në çdo bisedë do që të shkoj e tija. Kështu ndodhi edhe në bisedën e fundit duke folur për fenë. Unë kam mendimin tim dhe nuk mund të më imponojnë dikush një mendim, respekti që mund të kem për një person nuk mund të ndryshoj mendimin që unë kam. Unë gjatë bisedës i thashë që unë besoj në Zot, nuk kam lexuar kurrë as Bibël as Kuran dhe nuk kam për t’i lexuar dhe të gjithë njerëzit në një moment apo në tjetrin bëjnë gabime, duke gënjyer për gjërat sado të vogla dhe të padëmshme etj dhe nuk më pëlqen fakti që shumë njerëz i kanë hyrë fesë për të fshehur pislliqet e veta ky nuk donte fare të më dëgjonte mendimin tim por vazhdonte ngulmonte me të veten e nga kjo bisedë rodhi dhe një temë tjetër e cila mua më duket si një fantazi e njerëzve me çrregullime mendore për aq kohë sa nuk i kam parë me sytë e mi dhe ato janë xhindet. Kam disa ditë që mendoj për këtë temë pasi gjithmonë mendoj për veprimet apo fjalët që ja them dikujt. Si mund të ekzistojnë gjëra që nuk i shohim por si nuk ka një person që të flasi për këtë temë siç ju shpjegoni problemet psikologjike duhet të ketë edhe për këtë problem? Çfarë janë këto xhinde që flasin pak njerëz? Pse këta njerëz mendojnë se u shfaqen këto? Jam shumë në dilemë me veten. Nuk kam lexuar kurrë kundrejt këtyre pasi kam frikën se do më fusin në botën e tyre të rreme dhe të çuditshme?

Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, Adresa: Sheshi Ëillson, pranë Postës Shqiptare nr.8, Numër telefoni: 0695726669:- Përshendetje e dashur lexuese. Së pari ju falenderoj që ju kërkoni mendimin tim. Gjatë gjithë rrëfimit tuaj ju flisni më së shumti për një frikë të ekzistencës së “xhindeve”. Diçka që nuk e shikoni dhe as nuk e prekni. E panjohura krijon ndjesitë e frikës, tek secili individ. Në fakt ju keni hapur një debat të madh në lidhje me fenë, konceptin e Zotit, njerëzit që besojnë në “xhinde” gjëra të mbinatyrshme. Për shekuj me rradhë kanë qënë në dilemë shkenctarët të pranojnë parapsikologjinë por së fundmi kjo gjë është pranuar dhe nga psikologët. Për njerëzit që flasin me persona që vetëm ato mund kontaktojnë, psikologët i quajnë haluçinacion. Haluçionacionet vizive dhe ato auditive vijnë për shkak të çrregullimeve mendore të njeriut.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *