Udhëkryq

Nuk e dua por s’mund të jetoj dot këtu!

Përshëndetje gazeta Intervista! Dua të drejtoj një pyetje për rubrikën e udhëkryqit por dua të kërkoj anonimitetin e plotë. Unë jam një grua rreth të 35-ve me një vajzë dhe kam ca kohë që jam ndarë nga burri për shkaqe të forta. Jetoj me prindërit e mi dhe nuk kam as përkrahje asgjë dhe çdo ditë kam vetëm konflikte e sherre për punën e gjendjes ekonomike. Por kam disa muaj që jam njohur me një zotëri  që në fakt është 15 vite më i madh se unë dhe ai ka të njëjtin problem si unë që është i divorcuar dhe jeton në Gjermani. Ai më ka propozuar që të shkoj të jetoj me të por nuk di nëse duhet ta marr këtë vendim se nuk është se kam ndonjë ndjenjë për të.  Ai më ka thënë se më pranon me gjithë fëmijën tim por unë nuk jam e sigurtë pasi ai dhe fëmijët e vetë nuk i ka mbajtur po ia ka ish-bashkëshortja e nuk di nëse do ti lindë dashuria për fëmijën tim. Në një anë dua të jem dhe e qetë e lirë dhe të iki diku larg.  Jam shumë konfuze për marrjen e këtij vendimi dhe nuk e di çfarë duhet të bëj.

-Po është shumë i madh në moshë  ai moj zonjë. Ti je fëmijë për të por ti e di bëj si të duash dhe ndjesh. Eri

-Ti shyqyr që je me prindërit, rrit vajzën vetëm se s’ka ç’të duhet plaku. Tina

– Nuk është puna e moshës se mosha s’ka rëndësi shumë por ti kur nuk ndien asgjë s’bën dot as veten tënde as personin tjetër të lumtur apo do presësh të ndodhi ndonjë mrekulli? Vjollca

-Po si mund të lidhesh me dikë që s’ta ndjen për të? Teo

-Ka edhe meshkuj që jetojnë këtu në Shqipëri dhe dëshirojnë të lidhin jetën me një femër të divorcuar, pse e keni mendjen vetëm të ikni jashtë me njerëz që si njihni fare dhe  pastaj shumica e femrave përfundojnë të bëjnë policen me bilbil nëpër semafore. Elton

-Prit mos u nxito, do të dali edhe ty fati i mirë s’ke pse të shkosh tek plaku, ai të ishte i mirë nuk braktiste fëmijët e vet. Nora

-Më mirë gjej një punë e futu puno vet se sa ti futesh një valleje që dihet si e ka fundit mos e kërko belanë me zor po shih të punosh se  nuk ke jetesë me plakun. Mandi

 

Pyetje të reja

 

– Ore ky Tahiri ka apo nuk ka faj tani se jemi bërë lëmsh me gjithë këto gjëra që po dalin çdo ditë? Meri

– Kujt i shkojnë meritat që prindërit tanë kanë patur dhe kanë një harmoni familjare edhe sot? Pse ne brezi i ri nuk arrijmë dot ta kemi këtë harmoni? Belkisa

– Aventurat të bëjnë më të sprovuar në jetë apo të degjenerojnë, e kam fjalën në dashuri? Unë them se të degjenerojnë fare. Miranda

– Burri duhet të jetë i mirë për familjen, për të dashurën apo burrë është i mirë ai që i mban mirë të dyja. Them kështu sepse të gjithë burrat tani kanë të dashur dhe minimalisht të sillen mirë me të dyja, u pa puna. Ervisi

-A duhet besuar përsëri një person që të ka zhgënjyer njëherë? Sabina

-A mendoni se duhet thënë gjithmonë e verteta, apo ka edhe gënjeshtra “të tolerueshme”, ose siç quhen ndryshe “gënjeshtra të bardha”. Endri

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *