www.intervista.al

Facebook Gazeta Intervista

Instagram @intervista.al

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju kopertinën e muajit Gusht të Intervista.al! Kësaj rradhe zgjodhëm të kemi në kopertinë po një grua, e respektuar dhe e dashur për mbarë komunitetin. @anilacobani , një aleate e përjetshme e drejtësisë dhe së mirës. Brenda do të lexoni dhe mbi @xheni_kozi gjimnasten e hekurt e cila çdo ditë arrin të mposhtë sëmundjen nëpërmjet dashurisë për sportin. Muzika dhe arti mbeten pjesë e pandarë e Intervistës! @amardamusic sjell, mbase këngën më të bukur ndonjëherë ku shprehet dashuria e babait dhe bijës, edhe në altar. Prej vitesh në SHBA, Amarda sjell një projekt dy-gjuhësh, kushtuar baballarëve:bijave në Shqipëri e anembanë globit. Në linjën e muzikës do të lexoni edhe për @vanesasono_ , vajza e vogël me zërin e madh që pas triumfit në spektaklin “Gjeniu i Vogël” tashmë është Shqiptarja e ardhshme që udhëheq klasifikimet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Intervista nuk synon vetëm të argëtojë lexuesin, por edhe ta këshillojë apo ndihmojë atë në përditshmëri. Ja pse kur të njiheni me konceptin e Graphic House nga @eralda.mazreku do të keni gati dhuratat e ardhshme për miqtë apo të dashurit tuaj, sjellë në forma që nuk i keni hasur më parë në tregun Shqiptar. Për ta mbyllur, mamat lexuese do të shkojnë me vrap tek Ermelinda e @raenlaonlineshop për t’i kombinuar të voglat e tyre me çantat më në modë dhe më interesante aktualisht. Lexim të këndshëm!

[dflip id=”29031″ ][/dflip]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *