Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu i Shqipërisë dhe shumë e apasionuar pas gatimit. Si fillim dua t’iu përgëzoj për rubrikat që na kënaqni ne lexuesve por sidomos për rubrikën e kuzhinës tek e cila në amvista shtëpiake gjejmë edhe receta të mira për të gatuar. Burri im i ka shumë qejf gatimet e detit por më shumë karkalecat dhe do doja shumë të më jepnit recetën me çfarë mund ta gatuaj në kushtet e shtëpisë për t’i bërë qejfin. Faleminderit.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje, si fillim do doja t’iu falënderoja që na ndiqni. Për të gatuar karkalecat e detit, ka mënyra të ndryshme dhe receta pafund, por më e thjeshta që ju mund ta gatuani në kushtet e shtëpisë është tava e baltës me karkaleca dhe me pana. Për të realizuar këtë gatim duhen këta përbërës:
500 gr karkaleca
400 ml pana të freskët
1 lugë miell
1 gotë verë e bardhë
kripë dhe piper i zi
2 thelpinjë hurdhër
1 lugë gjalpë
Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: Pastroni karkalecat nga mbulesa dhe fija e zezë.Vendosni tavat e baltës te nxehen në furrë në 200°. Ndërkohë shkrini gjapin duke i shtuar hudhrën e shtypur me dorë dhe karkalecat