E dashur Lori, jam një vajzë 27 vjeçe dhe lexoj shkrimet tuaja çdo javë. Në rrethin tim shoqëror kohët e fundit është shtuar dhe një vajzë pak më e vogël se unë. Me aq sa kam arritur ta njoh më pëlqen shoqëria me të por ka raste kur ajo shprehet me mendime shumë negative të cilat mua më bëjnë të kem frikë dhe të mendohem dy herë për të vazhduar këtë shoqëri. Kur e dëgjoj atë të shprehet në një mënyrë kërcënuese për njerëz të tjerë dhe aq hakmarrëse e plot urrejtje e mëllef. I flas shumë shpesh për mendimet që ka e për momentin më thotë nw rregull e prapë vazhdon njëlloj. Mund të më thoni se çfarë duhet të bëj me të dhe pse i ka këto mendime?

 

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na lexon rregullisht dhe që na shkrove. Lidhur me këtë që ti shkruan për vajzën e cila i është shtuar grupit tënd shoqëror, ka disa gjëra që mund të kesh parasysh përpara se të arrish në përfundime e konkluzione për shoqërinë tënde me të. Ka njerëz të cilët për arsye të ndryshme janë pjesën më të madhe të kohës me mllefe dhe janë agresivë në komunikim, duket sikur janë negativë e shohin të keqen gjithkund. Kjo mund të ndodhë për arsye se këto karakteristika janë pjesë e personalitetit të këtyre personave; madje ka raste që këto vecori karakteriale janë aq të theksuara saqë përbëjnë dhe crregullime personaliteti, që në këtë rast do të ishte crregullimi pasiv agresiv, crregullim i cili ka të bëjë kur personi në fjalë është përherë i pakënaqur, ankohet për cdo gjë, i shmanget detyrave dhe punëve, ka mllefe dhe inate, është pesimist dhe e sheh botën e ngjarjet me ngjyra të errëta. Në këtë rast sigurisht nuk mund të themi se shoqja jote plotëson këto kritere dhe se mund të diagnostikohet me këtë crregullim, pasi kaq informacion sa ti ke dhënë është i pamjaftueshëm për të dalë në përfundime të tilla. Megjtihatë, dicka tjetër që duhet parë është se, sa shpesh i shfaq shoqja jote këto mendime? Cila është frekuenca? A i ka këto mendime vetëm për ndonjë njeri apo situatë specifike, apo shprehet në atë mënyrë që ti thua shumë shpesh, pavarësisht situatave e rrethanave?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *