Fabjola Kuburi:- Para se të nisim pyetjet tipike të fushës ku lëvron, jemi shumë kureshtarë që të dimë sesi Senera Hoxha u bë mjeke e saktësisht kirurge plastike?

Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA  instagram @kirurgjiplastike, facebook  @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875:- Dëshira për tu bërë mjeke ka qenë që në fëmijëri. Konkretisht për tu bërë kirurge ka lindur në atë moshë. Nëse vajzat e tjera luanin me kukulla unë kisha dëshirë ti operoja. Sinqerisht i çaja barkun dhe kisha kuriozitet të jashtëzakonshëm për trupin e njeriut. Me kalimin e viteve kirurgjia plastike u bë shumë e kohës dhe kam parë seriale amerikane pafund deri kur isha në gjimnaz ishte e ndarë dëshira për mjekësi dhe kirurgji plastike dhe gjatë viteve të fakultetit nuk jam luhatur kurrë në zgjedhjen time. Ndoshta ka ndikuar mënyra si unë jam rritur përherë pranë të bukurës pranë femrave sepse mami im është rrobaqepëse shumë e zonja.

– Ju besoni se e keni gjetur veten në këtë fushë? Çfarë ju tërheq kaq shumë?

Kirurgjia plastike ka sadisfaksion që në momentin kur përfundon ndërhyrja. Kur bën një gjoks të bukur, përshembull lodhja harrohet sapo ti përfundon operacionin pasi sheh diçka të bukur. E njëjta gjë dhe kur kryen një rhinoplasti apo operacion tjetër zbukurimi.

– Ju jeni edhe një nga mjekët e rubrikës së mjekësisë në gazetën tonë, çfarë mendon ose më saktë si ndihesh kur lexon letrën e një lexuesi?

– Ah, letrat.(Buzëqesh) Shumë paciente duan vetëm të informohen dhe na shkruajnë vazhdimisht dhe në facebook ose instagram sepse tashmë jemi brezi i teknologjisë dhe pyesin pafund dhe aludojnë pafund se çfarë i nevojtet ose jo, ndërkohë që kur zhvillohet një konsultë ka shumë pacientë të cilët as e kanë të nevojshme atë ndërhyrje. Pra, nëpërmjet letrave merret një informacion i përgjithshëm por konsulta ngel patjetër mënyra më e saktë.

-Si aplikohen ndërhyrjet në klinikën tuaj, një përshkrim më të detajuar të punës?

-Në klinikë ne e presim pacientin dhe e nisim bisedën me “çfarë nuk ju pëlqen tek vetja”, “pse keni ardhur këtu sot”. Klinika shërben si një vendtakim për  bashkëbisedim me pacientin dhe i japim sugjerime, këshilla, informacion të detajuar rreth asaj çka ata kërkojnë dhe të japësh informacion ske pse të vësh një çmim apo një tarifë prandaj konsultat tona janë falas. Për ndërhyrje të vogla si botox, fillera për buzët, mollëzat apo rrudhat i kryejmë në klinikë. Për ndërhyrje kirurgjikale shkojmë dhe i operojmë pacientët në spitale private (ne kemi kontrata me disa spitale dhe ndonjëherë e zgjedh vetë pacienti).

-Një kirurge plastike, a mund apo duhet të jetë edhe një psikologe e mirë për pacientët e saj?

-Sigurisht.  Siç e përmenda dhe më sipër ka shumë paciente që as e kanë të nevojshme një proçedurë dhe kur pacientët ngulin këmbë ne i i pyesim më gjatë, pse po e ndërmerr këtë nismë dhe nuk është mirë që të kryejmë operacione kur pacienti atë gjë po e bën për hatër të shokut, të dashurit, prindit apo dikujt tjetër. Duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm dhe mendërisht i shëndoshë për vendimin e marrë dhe në këtë rast ne ja kryejmë ndërhyrjen nëse biem dakort. Duke qenë në këtë pozicion dëgjojmë shumë probleme sociale, marrëdhënie të vështira dhe padashje bëjmë ndonjëherë dhe rolin e psikologut

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *