Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu i Shqipërisë dhe shumë e apasionuar pas gatimit. Si fillim dua t’iu përgëzoj për rubrikat që na kënaqni ne lexuesve por sidomos për rubrikën e kuzhinës tek e cila në amvista shtëpiake gjejmë edhe receta të mira për të gatuar. Burri im i ka shumë qejf gatimet e detit por më shumë karkalecat dhe  do doja shumë të më jepnit recetën me çfarë mund  ta gatuaj në kushtet e shtëpisë për t’i bërë qejfin. Faleminderit.

 

Përgjigjet Ledio  i Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje, si fillim do doja t’iu falënderoja që na ndiqni. Për të gatuar karkalecat e detit,  ka mënyra të ndryshme dhe receta pafund,  por  më e thjeshta që ju mund ta gatuani në kushtet e shtëpisë është tava e baltës me karkaleca dhe me pana. Për të realizuar këtë gatim duhen këta përbërës:

 

500 gr karkaleca

400 ml pana të freskët

1 lugë miell

1 gotë verë e bardhë

kripë dhe piper i zi

2 thelpinjë hurdhër

1 lugë gjalpë

 

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: Pastroni karkalecat nga mbulesa dhe fija e zezë.Vendosni tavat e baltës te nxehen në furrë në 200°. Ndërkohë shkrini gjapin duke i shtuar hudhrën e shtypur me dorë dhe karkalecat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *