Diell

– Në ëndërr pashë sikur kisha shkuar në fshat me familjen time, me gruan dhe dy fëmijët e mij. Shkoj në fshat dhe gjithçka gjelbëronte dhe ishte shumë bukur. U habita sepse kur jemi larguar nga fshati në realitet, e kam lënë të rrënuar, biles edhe shtëpinë të prishur. Në ëndërr ishte e kundërta, shtëpia e bukur, kopshti i rregulluar bukur. Por ajo çfarë më bënte më shumë përshtypje ishte që dielli ndriçonte kaq shumë, dhe pikërisht mbi çatinë e shtëpisë tonë. Dhe e shikoja vazhdimisht diellin sepse smë dukej si i zakonshëm. Jam kurioz të dij çdo të thotë kjo ëndërr. Marku.

– Ëndrra juaj është e bukur dhe ka po të njëjtin kuptim. Të shikosh diell në ëndërr, aq më tepër në rastin tuaj, do të thotë që ju zotëroni një ekuilibër shumë të mirë psikofizik. Jeni plot energji dhe optimist për çdo gjë që ju paraqitet në jetë. Dhe kjo ka bërë që të keni shumë sukses në gjitha drejtimet, si në punë ashtu dhe në lidhje me jeten tuaj intime private. Në lidhje me shtëpinë, ndoshta në të ardhmen do t’ju lindë ideja të shkoni të rregulloni atë çfarë e latë pasdore, në mënyrë që ta përdorni për pushime me familjen tuaj. Dhe do të ishte vërtetë ide e bukur. Ju urojmë fat.

 

-Luanët më kafshonin

Përshëndetje, jam Marsida dhe kam parë një ëndërr që më duket shumë e çuditshme. Në ëndërr shikoj disa luan që më vinin pas dhe më kafshonin.

-Përshëndetje e dashur, ti nuk na thua se sa vjeç je por nëse mosha jote është mbi 30 vjeç duhet të kuptosh që në punën që ke duhet të bësh kujdes sepse luani është monark dhe gjithmonë duhet të bësh kujdes sepse aim und të jetë një drejtor apo një shef i madh. Ti duhet të zbatosh disiplinat e situatave të caktuara dhe të jesh e vëmendshme sepse një person që do jetë më lart se ty do të krijoj probleme.

 

-Ngjitja në qiell

Kam parë shpesh në ëndërr sikur ngrihem lart në qiell, ngrihem drejt tij nga toka dhe iki shumë lartë dhe pastaj më del gjumi. Kjo ëndërr më është përsëritur disa herë dhe doja të di çfarë kuptimi mund të ketë kjo ëndërr?

-Fluturimi është një ëndërr që e shohin shumë njerëz. Kjo ëndërr tregon që ti ke qëllime për të ardhmen dhe nuk duhet të dorëzohesh sepse fati është në anën tuaj. Ti nuk duhet të tërhiqesh nga synimet e tua për të ardhmen sepse dhe ëndrra tregon se ti e meriton dhe nuk duhet ta lësh ëndrrën tënde përgjysëm.

 Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *