Ai është nga Podujva dhe quhet Dardan Restelica. Këndon por edhe pse profesionin nuk e ka trashëguar nga askush, pasioni i madh për muzikën e ka frymëzuar të hyjë kësaj rruge. Rinia shqiptare natyrisht është më shumë e prirur të dëgjojë këngë me të cilat ecën edhe bota, si rep, rnb, zbavitëse etj, gjithsesi një pjesë jo e vogël e të rinjëve i është bashkuar dashamirëve të muzikës popullore. Viteve të fundit është vërejtur se muzika popullore, sidomos nëpër dasma po dëgjohet edhe më shumë. Këngëtarë të ”rinj” e të talentuar, të cilët në forma të ndryshme e kanë zbuluar talentin e tyre, për kohë të shkurtër kanë arritur të mbledhin fansa të shumtë duke u bërë edhe pjesë e dasmave e gëzimeve familjare. Dardani ka treguar që është i suksesshëm e i kërkuar. Ai tregon se muzika ka qenë ëndrra e tij që nga fëmijëria.”Me muzikë merrem prej 10 vitesh dhe prej 6 vitesh jam angazhuar. Ëndrra ime që i vogël ka qenë të merrem me muzikë. Këtë profesion nuk e kam trashëguar nga askush po pasioni edhe dashuria e madhe që e kam ndaj muzikës me ka shtyrë të punojë fort dhe të arrijë këtu ku jam”, tha këngëtari për Rtv21.tv duke shtuar që muzikën popullore e ka në shpirt. Dardani zbuloi se është duke punuar rreth albumit dhe këngëve të reja, ndërkohë që deri tani ka realizuar shumë këngë, prej të cilave njërën edhe me videoklip. Një ndër këngët e tij të para ishte ”M’ke bo me vujt”, e cila u prit se pati sukses të madh te publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *