Është një ndër këngëtaret më të dashura të skenës muzikore shqiptare dhe gjithmonë ka ditur si të vijë me klipet e saj për publikun që e ndjek dhe e do. Amarda Arkaxhiu, këngëtarja që tashmë jeton më familjen në SHBA, u duk sikur do largohej paksa nga prurjet e këngëve të reja, por ajo nuk mund të linte pas dore edhe karrierën e saj muzikore dhe të zhgënjentë publikun, ku njihet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë e SHBA. Amarda, sapo ka përfunduar edhe xhirimet e klipit të saj më të ri, titullin e të cilit e ka lënë surprizë deri në ditën që do publikohet. Ajo ka realizuar edhe një set të ri me foto, nën kujdesin e fotografes Fjoralba Maliqi..Amarda, suksese dhe sa më shumë këngë të bukura!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *