428882_268344389938444_538481312_nEsmeralda Metka apo siç e njohin të gjithë në botën e televizionit, ketë herë vjen në gazetën tonë, për një rrëfim ndryshe, një rrefim ku ajo tregon gjithçka, pëlqimet, dashurinë e saj për “2XL” e shumë e shumë gjëra të tjerat, që më mirë zbulojini vetë…

 

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje, Cubi, ja ku ritakuam përsëri, çfarë ka ndryshuar nga hera e fundit që ke qenë protagoniste në gazetën tonë?

Cubi 2XL:- Kam prerë baluket???!!! (Qesh)

– Jam kurioze të di, si i ke marrdhëniet me rrjetet sociale?

– Aaaa, i kam skandaloze, nuk i frekuentoj fare rrjetete sociale,e di që ndoshta bëj gabim  por nuk jam tip i rrjeteve sociale.

– Çfarë ka ndryshe ky sezon i ri i 2XL?

– Po, mua më është shtuar kitara këtë sezon.

– Duke qene së bashkë kemi kontaktuar shumë here dhe kam vënë re se gjithmonë je e zënë me prova , a mund të na tregosh si e kalon ti një ditë të zakonshme?

–  Po, provat janë të pandara, padiskutim, janë si ajo shprehja “Beni vjen gjithmonë me ne”, përveç provave është dhe puna ime si regjisore dublimesh dhe gjithçka tjetër që mund të bëhet në një ditë të zakonshme.

– U bë kohë që je bërë pjesë e trupës së”2XL”, si ndihesh?

–  Kam mbushur plot një vit në “Apartamenti 2XL” dhe tani natyrisht që ndihem më komode sesa në fillim.

– Nëse do i vije një emër, mardhënies mes aktorëve në “2XL”, si do e quaje?

– Po karakteret janë nga më të ndyshmet dhe si rrjedhojë ke mardhënie të ndryshme me gjithsecilin, megjithatë në tërësi do ta quaja “tavë me perime” ka speca,patate,kunguj,erëza e të tjera e të tjera.

– A jeni ju, aktoret e 2Xl, gjithmonë me humor?

– Jashtë spektaklit çdo njeri ka një jetë sociale, probleme të përditshme e kështu me radhë,  megjithatë humori është pjesë e të përditshmes dhe duhet të jetë karakteristikë e çdo njeriu, jo vetëm e aktorëve, për ta bërë jetën të lumtur

dhe të larmishme.

– A mendon se fama është para dhe arrihet me para?

– Personalisht mendoj se fama mund të arrihet me para por ka për të qenë një flluskë sapuni që do çahet shpejt. Fama arrihet me punë dhe talent, kështu do të korresh edhe frytet e famës.

– Ty të duket se ke arritur goxha famë apo ende jo?

– Nuk e di! Nuk jam natyrë që punoj për të arritur famë sesa për ti bërë gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe gradualisht.

– Euforia zakonisht është sunduese tek aktorët e humorit, po tek ty gjen vend?

– Jo, nuk jam aspak natyrë që më rrëmben euforia. I menaxhoj shumë mirë emocionet e mija.

– Mes kolegëve a ka kontradikta?

– Populli thotë “s’ka shtëpi pa fjalë”, megjithatë kontradiktat në punë ndërtojnë, janë në të mirë të punës.

Ja, edhe numri i ri i gazetes “Intervista”, që të shtunën e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund ta blini edhe online në mbarë botën në http://www.pressreader.com/albania/intervista? Mos harroni, na ndiqni edhe online në www.intervista.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *