Tash vazhdoj të qaj ditët e rinisë sime që më ikën e kurrë më nuk kthehen prapë, asnjeherë ne jetë s’e desha interesin, çdo herë dashurova me shpirt e me zemer te paster. Sado qe po mundohena si duket rruget tona nuk po takohen askund, sesi ndihem une tani, te tregon vetë letra e shkruar. Kur nuk e kam menduar nje dashuri te tillqe te bene te vuash me mall dhe ne heshtje…. Nese eshte shkruar qe kur mos te takoj dhe te theme qe ne kater sy ate çka ndjej per ty ne zemer, do te pajtohem me kete fakt edhe pse eshte shume e rende per mua, mos harro kurre se vetem ty te dua. Jeta ime tash shumë ka ndryshuar ne zemer me ka mbetur plaga e tradhtise ne vitet e dashurise se humbur mbeta vetem nje rob i dashurise. Z.

Përse ma lëndove zemrën kur unë vërtet të desha? Pse ma lëndove shpirtin, kur këtë dashuri kurrë s’e heshta? Pse me vrave ne zemer? Vetëm per nje emer! Kur e dije se te dua sikur asnje tjeter femer… Me ke lene ne kujtime me shumë e shum permallime me vuajtje e lot ne sy per nje te paharruar dashuri ku je tani mendoj valle qe me le te jetoj me malle. Kam deshire veç nje here ti puth dy syte qe ke ne balle, si me harrove aq shpejt? Kur isha gati çdo gje te bej per ty! Ndoshta me ty nuk isha aq i drejte por vertete kam qare shumë, me lot ne sy nese kete se ke besuar besoje se eshte e vertete isha gati qe per ty ta sakrifikoj edhe kete jete… Se mendova kurrë kete ndarje nuk dita se je aq e ndjeshme nje gje e di se ska me gabime e sotmja sbehet me e djeshme… N.

Veshtire e kam kur e marr ne duar ditarin tim ne te cilin me lot ne sy filloj t’i shpalos kujtimet qe mbaj per ty. Koha po kalon, por plaget nuk m’i sheron dot. Ne shpirtin tim dhembja ka vënë gure-themele dhe kushedi sesa do te zgjas ky mur qe po radhitet si lapidar me vuajtjet e pasosura. Ditet kan ngrire ne vend dhe nuk ecin dot, zakonisht monotonia mbreteron me temen e njejt-mungesen tende. Pritja ska te ndaluar. Ka kohe qe ste kam pare. Më mban gjalle kujtimi kur ishim me te lumturit ne bote. Me kujtohen çastet kur ishim bashkë, bisedat e gjata, mbremjeve plot freski. Keto jane kujtime te pashuara. Keto jetojne te pavdekshme brenda shpirtit tim. E lumturine tone po e vjedh koha, largesia po e mban ne gjirin e saj. Shpesh mbetem e shtangur ne nje vend, flas me ererat qe sillen rreth meje dhe po te me degjonin ato do t’ja jepja porosine qe te mi dergonin atje, ne ate vend ku gjendesh ti i dashuri im… Sa e rëndë qenka largesia! Mendoj ne kete moment ti te ishe me mua e jo qe te dy me tjeterkend. Klea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *