– Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur isha me motrën, nusen e vëllait dhe me mbesën. Po ecnim në një rrugë shumë të gjatë që ishte duke u punuar dhe kishte shumë dhé. Në atë moment kaloi një makinë që bëri shumë pluhur dhe nga sikleti, më doli gjumi. Ju lutem, nëse keni mundësi, më ktheni përgjigje këtë javë.
– Një ëndërr e tillë tregon momente mosbesimi në vetvete, dyshime dhe plane të dështuara. Disa nga planet tuaja nuk do të realizohen ashtu siç dëshironi ju. Duhet të keni më shumë besim te vetja dhe t’ia impononi vetes që do t’ia dilni mbanë. Për këto plane, ju keni diskutuar edhe me personat që keni parë në ëndërr, të cilët ndikojnë pak në planet tuaja. Ndoshta është mirë që vendimet t’i merrni vetë, pa u ndikuar nga askush. Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *