Erion Isai, është nga ata personazhe që kur bisedon me të, qoftë për profesionin e tij qoftë edhe për tema apo situata të tjera të përditshmërisë, ai nuk mund të mos i japë nota humori bisedës. E kemi këtë javë, si personazhin e javës në rubrikën “Humor” duket se kemi zgjedhur njeriun e duhur. Ai është bërë baba, prej pak kohësh, me një vajzë të vogël me një emër sat ë veçantë po aq edhe kuptimplotë, Ajër, për të cilën Erioni flet me fjalët më të bukura të mundshme!
Fabjola Kuburi:- Përshëndetje, Erion, ja ku ritakuam përsëri, çfare ka ndryshuar nga hera e fundit qe ke qene protagonist ne gazeten tone?
Erion Isai :- Përshëndetje ! Shumë gjëra kanë ndryshuar, në aspektin profesional Portokalli-a rritet dhe më shumë në audiencë e cilësi. Në aspektin personal e familjar jam shtuar, gëzuar, lumturuar, më shumë i dashuruar, e shumë e shumë të tjera. (Buzëqesh)
– Çfarë ka ndryshe ky sezon i ri i Portokalli?
– Çdo sezon i Portokallisë ka gjëra ndryshe, ne materialet e mia, une dhe Besi vijme me nje bashkepunim komplet te ri, nën lëkurën e personazheve femra Jetushi dhe Pitushi, dy vajza qe trend kanë rrjetet sociale, dhe çdo gje mendojmë të zgjidhin nëpërmjet tyre. Ndërsa Portokallia ka sjellë në tërësine e vet personazhet e rivendosura, nëpërmjet humorit po sjell pozita të reja të humorit duke goditur politikën dhe fenomenet sociale.
– Duke qenë se bashke kemi kontaktuar shume herë dhe kam vënë re se gjithmonë je i zënë me prova , a mund të na e tregosh si e kalon ti nje ditë te zakonshme?
– Pooo, shumë angazhim dhe sapo mbaron angazhimi i kësaj jave, fillon java tjetër e Portokallisë. Dita fillon me Portokalli, nga e hëna deri të shtunë. Ndërsa pasditet janë tërësisht për familjen. Kam nevojë për të, per të qënë rezultativ.
– U bë kohë qe je bërë pjesë e trupës së”Portokalli”, si ndihesh?
– Shkëlqyer, prej 6 vjetësh në Portokalli, më duket se kam vetëm 6 ditë. Vrull, punë, përkushtim. Uroj që Portokallisë ti kem dhënë gjysëm e asaj që Portokallia më ka dhënë mua.
– Sapo je bërë baba i një vajze të vogël me emrin Ajër…urime dhe na thuaj pse ky emër? Çfarë ka ndryshuar pas ardhjes së Ajër?
– Ajër është kuptimi i Ajrit, ajer është Ajër për ne. E gjithashtu është bshkimi i emrit tim dhe Ajlin! Nuk di ta përkshruaj si ndihem, i mbushur, i plotësuar. E falënderoj Zotin për familjen time. Ndjej shumë bëkim!
– A jeni ju, aktorët e Portokalli, po aq me humor edhe gjatë kohës kur nuk po bëni spektakël?
– Nuk ka dhe aq humor përkushtimi për të prodhuar humor. Është sfidë e përditshme, eshtë kërkim, hulumtim, debat, kërkesë llogarie, profesionalizëm. Por për ne, mjafton që prodhojmë humor për publikun.
– Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
– “A më kupton” sigurisht që kuptoj.(Qesh)
– Nëse do të kishe nje ftesë për të interpretuar jashtë Shqiperisë, do e lije Portokalli-ë?
– Sigurisht, kushdo do e pranonte. Por nuk e pres një ofertë të tillë, jam me këmbe në tokë, e di që nuk ndodh! J
– Cili ka qenë ai moment qe ti i ke thene vetes, “këtu e teprove”??
– Uuuu.. çdo ditë, duke qenë natyrë e nxituar e teproj shpesh, por pa dashje kuptohet!
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)