Spartak Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm flet si “Gjobëvënës” !

Çështë ky Prokuror i Përgjithshjëm i cili, atë që duhet ta ketë, pa dyshim, si një nga ndërmarrjet e veta me sekrete, ia shpalos paraprakisht opinoinit bublik, kur deklaron botërisht: “Do të arrestohet një ministër i qeverisë aktuale”. Por kështu e fillon ky pohimin, se pastaj Prokurori Llalla nis e tjerr fjale boshe se gjoja hetimi qënka ende ne fazen e parë dhe nuk dihet sesi do të dalë.. Kujt ia thotë ky qojle këto?. Me kë tallet ky birbo që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror? Por kjo nuk është e thjeshtë. Pse e deklaron këtë sekret botërisht Prokurori i Përgjithsëm i Shqipërisë? Sepse kërkon të lidhë kontratën me kryeministrin aktual Rama. Shumë e thjeshtë, sepse kështu ka qënë kontrata prej dekadash: “ne vjedhim në krahun tonë, dhe ju qeveritarë abuzoni në krahun tuaj”. Dhe kjo është arsyeja e deklarimit prokurorian të Llallës. Nëse ka kapur vërtet ndonjë nga ministrat e Ramës, dhe kjo s’është çudi, sepse në qeverinë e tij janë nja katër të tillë që abuzojnë përditë me korrupsion, atëhërë, Rama nuk ka më jetëgjatësi si kryeministër. Por Llallës nuk i intereson kjo, edhe pse ndoshta këtë e do edhe Saliu. Jo. Llalla,derisa e shpall paraprakisht “sekretin” e tij, i thotë indirekt Ramës: ose hiq dorë nga lufta kundër nesh dhe Gykatës, ose unë të kapa ministrin apo ministrant! Kjo është vetë gjendja jonë: e trishtë por e vërtetë. Po Rama çfarë do të bëjë? Për faktrin që Rama s’është politikan, do të nënshtrohet, sepse po të ishte politikan nuk do ta kishte lënë gjendjen deri këtu. Tani gjithçka është barazuar: “doje të na kapje ne – tha Lllalla – të kapëm ne ty”. Dhe unë e dija këtë, sepse ky Kryeministër as që e dinte se çfarë kishte marrë bashkë me çelësat e Kryeminitrit: asgjë, vetëm rrezikun se do të kapeshin “me prasë në duar” ministrate tij. Por, a do ta nënshkruajë marrëveshjen e heshtur për vazhdimin e krimit shtetëror Rama me Llallën, më devizën: më lësho, të të lëshoj? Kjo duhet parë. Por gjendja do të rëndohet edhe më shumë.

Shteti nuk mund të jetë kurrë ky i cili paraqitet në Shqipëri. Një tufë njërëzish të panjohur që, sapo vijnë në pushtet, krijojnë korparatat e bzinesit me korruposin dhe abuzim, me vjedhje dhe bashkepunim me krimin. Të gjithë këta abuzuas kurrë nuk do ta mendojnë se ata do të jënë gjithmonë më të rrezikuarit, sepse shqiptarët duhet të vendosin. Është situate ndërkombëtare që është kundër abuzimit me pushtetin në Shqipëri, por, e kupton dot këtë Llalla; dhe a kupton dot edhe Rama. Të shohim; por gjndja do të ndryshojë edhe nëse Rama e nënshkruan marrëveshjen e turpit me Llallën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *