-Bekim, siç duket ke vendosur që vera të vazhdoje vetëm me klipe dhe hite, ku e gjen energjinë për të gjitha angazhimet që kanë klipet e njëpasnjëshme?

Ju falenderoj për këtë intervistë. Energjinë time mund ta përkufizoja të pashteruar, porsi një vullkan. Këtë energji ma jep publiku dhe fansat e mi që do ti falenderoj të gjithë.

-“Bukur paske lujt me mua” kënga më e re, ka gjetur mikpritjen e duhur në publik? Me kë bashkëpunove për këtë krijim të ri?

Po ajo është kënga me e re dhe dua të përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë këngë:

Teksti-Jahe Fida,

Muzika-Bekim Ibrahimi,

Orkestrimi & Masterizimi-Edmond Rrapi,

Video-Artfabe,

Valltarët nga Ansambli i Gjilanit,

Shesh xhirimet në lungomare Vlorë,

Hotel Rolex, Vlorë. Promovimi

Ne Tv Klan Tiranë, Zone e lire me Arjan Çanin

Këngën publiku e gjen ne youtube te Arkiva

Dhe çdo ditë transmetohet ne Melody Tv dhe mediume të tjera!

-Ke marrë më shumë vlerësime apo kritika? Cili ka qenë mesazhi më i bukur që të ka ardhur pas publikimit të këngës?

Unë kam marrë shumë mesazhe pozitive nga publiku dhe interesante, dua të vecoj një nga këto mesazhe. Shumë fanse dhe shoqe më kanë thënë, a kam luajtur unë bukur me ty apo a ma dedikove mua këngën? Dhe unë i jam përgjigjur të gjithave njësoj , “po pra pikërisht ty ta kam dedikuar”. (Buzëqesh)

-Çdo klip pothuajse e realizon në Shqipëri. Çfarë ka Shqipëria që të pëlqen kaq shumë apo profesionalisht bashkëpunëtorët i ke gjetur të gjithë në Shqipëri?

Po shumë klipe i kam realizuar në shqipëri, por për mua personalisht kjo nuk ka ndonjë dallim Kosove apo Shqipërie. Thjesht është diçka e cila varet nga tema që kënga trajton dhe nga faktorë të tjerë të bukuris natyrore.

-Çfarë ka pas kësaj kënge, si do vazhdojë saga e klipeve të tua?!

Pas kësaj kënge vjen kënga e rradhës në shtator. 

Ju faleminderit për këtë intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *