eldaKëngëtarja Elda Berisha, pas publikimit të këngës së saj më të fundit “Çunat e Shqipërisë”, duket se është duke shijuar suksesin e kësaj të fundit. Por, këtë mëngjes, ajo ka shkruar diçka shumë prekëse në faqen e saj në rrjetin social facebook. Ja se çfarë shkruan ajo:”Sot dua ta nis ditën me një dedikim për babain tim që sapo doli nga spitali pas një operacioni (by pass) në zemër ku çdo gjë kaloi me sukses. Babai im i dashur, na trishtove të gjithëve me sëmundjen tënde por falë Zotit ti ia hodhe. Sot zemra jote është e pasur plot mirësi e gëzim, ti je shumë i mirë dhe përjetë do ngelesh i tillë, ke sakrifikuar për familjen, më ke mësuar të përballem me jetën si të më vijë, jam shumë krenare që jam bija jote dhe të premtoj se do të bëj të ndihesh mirë, çdo sekond të jetës tënde. Të uroj jetë të gjatë që të shohësh çdo arritje e gëzim të fëmijëve të tu, të dua shumë baba”

Elda, ne i urojmë babait shërim të shpejtë dhe ty sa më shumë suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *