14741801_1093050140777319_222897503_n 14628000_1093050160777317_1921815891_nTë gjithë gëzohen kur shohin se si të rinjtë shqiptarë me plot talentë shkëlqejnë në botë, falë zgjuarsisë dhe pasionit të tyre. Ketë herë ne zbulojmë një tjetër djalosh simpatik, por edhe të zgjuar i cili në moshë të re e besoni apo jo ai në Austri në vitin 2013 ishte biznesmeni më i ri, e ndërsa deri tani ka arritur që në këtë moshë të hapë dy biznese. Po flasim për djaloshin me origjinë nga Peja, por që jeton në Austri, Flamur Margataj, për të cilin mësojmë se në këtë moshë të re por me mjaft sukses është edhe përfaqësues i Diasporës në Partinë PDU, ku po mendon që të angazhohet gjithmonë për të ndihmuar dhe zhvilluar Kosovën. Ai ka talent edhe për të qenë artist, madje ka pasur edhe oferta, por që i ka kushtuar më shumë rëndësi punës dhe biznesit që po i ecën shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *