– Kam një qenush në shtëpi, që m’i bien shumë qimet. Jam shumë e shqetësuar, sepse më përpara se ka patur këtë problem, por tani kanë filluar t’i bien shumë. Si të veproj? A ka ndonjë mënyrë për t’ia ndaluar rënien e qimeve?
– E nderuar lexuese! Të gjithë qentë kanë humbje të qimeve të tyre në periudha të ndryshme, sidomos tani që jemi akoma në pranverë dhe rënia e tyre është karakteristikë e kësaj stine. Ju nuk na e tregonit racën e qenit, që të gjenim informacion më të detajuar, megjithatë po ju themi që së pari, duhet të përqendroheni tek ushqimi që i jepni. Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina e minerale që ndihmojnë në ndalimin e rënies së qimeve. Po kështu, krahas ushqimeve, duhet t’i jepni edhe lëngje, veçanërisht, ujë, si edhe perime të ziera e mish pa kocka. Kontrollojeni nëse ka parazitë, sepse nëse ka të tillë, është normale t’i bien qimet, duke qenë se lëkura është e infektuar. Për ta krehur, përdorni një furçë që është posaçërisht për qimet e qenve. Bëjini larje të rregullta sepse kështu, lëkura e tij, përveçse hidratohet, edhe pastrohet, por edhe qimet që janë duke rënë, bien në govatë e jo nëpër shtëpi. Dhe, së fundmi, nëse shikoni që edhe këta hapa nuk kanë efektin e duhur, duhet ta çoni patjetër në veteriner e t’i bëni një kontroll të përgjithshëm, që të nxirret shkaku i rënies së qimeve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *