Kam qenë emigrant me banim në Torino të Italisë me dokumenta të rregullta dhe jam kthyer në Shqipëri. Nuk kam ndërmend që të kthehem përsëri, sepse mbeta i papunë. Në Itali gjithsej kam 11 vite me sigurime. Jam i interesuar të informohem; a mund të më kthehen paratë që kam derdhur për sigurimet shoqërore ? Nga këto derdhje a mund të përfitoj pension kur të plotësoj moshën ?
I nderuar letërshkrues, para hyrjes në fuqi të ligjit Bossi – Fini, emigrantëve shqiptarë të riatdhesuar dhe të gjithë ekstrakomunitarëve që kishin punuar në Itali me dokumentacion të rregullt, u kthehesh e gjithë shuma e kontributeve të paguara, duke shlyer në këtë mënyrë detyrimin e shtetit italin kundrejt këtyre personave.
Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit Bossi – Fini, ndryshoi dhe trajtimi i emigrantëve të riatdhesuar, tani jo më me kthimin e shumës së kontributeve të paguara, por në disa favore për përfitimin e pensioneve të pleqërisë dhe familiare.
Në rast riatdhesimi përfundimtar, punonjësi ekstrakomunitar me kontratë të ndryshme nga ajo sezonale, gëzon të drejtën për përfitimin nga sigurimet shoqërore, të maturuar në Itali dhe përfiton të tilla të drejta, edhe kur nuk ekziston një marrëveshje reciproke me vendin e origjinës ( bazuar në Ligjin Bossi – Fini, 18 paragrafi 13 i Ligjit 30 korrik 2002).
Në këtë mënyrë për të përfituar pension do të duhet të paraqisni këto dokumenta:
-vërtetim nga njësia vendore e pushtetit lokal të zonës, ku të përmbajë datën e saktë të hyrjes përfundimtare në atdhe si dhe adresën aktuale të tij.
– fotokopje të pasaportës, duke përfshirë dhe faqen ku ndodhet vula e fundit e kthimit në Shqipëri.
– vërtetim nga organet kompetente ( drejtoritë e tatimeve), në atdhe që kanë ndërprerë aktivitetin e punës.
-dokumenti i çrregjistrimit nga komuna ku emigranti ka qenë banues në Itali.
Për përfitimin e pensioneve të pleqërisë, duhet të dallojmë dy raste, sipas së cilëve, pensioni llogaritet me sistemin kontributiv, apo me sistemin retributiv ( me pagat).
Për punonjësit ekstrakomunitarë, të punësuar mbas 1 janarit 1996, mund të përfshihen për pension pleqërie në rast riatdhesimi, të llogaritura me sistemin kontributiv, me plotësimin e 66 viteve e 7 muaj ( është bërë shtesa me koeficientin e jetëgjatësisë), edhe nëse nuk kanë plotësuar kërkesat e parashikuara, pra edhe nëse nuk kanë plotësuar 20 vite kontribute. Kjo kategori emigrantësh mund të përfitojë pension Italian edhe kur ka një vjetërsi kontributive, jo më pak se pesë vite. Ndërsa për ata që janë rregjistruar dhe kanë paguar kontribute para datës 01.01.1996, është e domosdoshme të kenë një vjetërsi kontributive prej jo më pak 20 vitesh.
Për të bërë aplikimin mund të përdorni :
• Web nëpërmjet portalit të Institutit, www.inps.it servizi On-line – Servizi per il cittadino
– Telefon – duke kërkuar Qendrën e Kontaktit të integruar në numrin 803164 falas,ose nga një numër celular nga 06.164.164, i autorizuar për të marrë pretendimet për përfitime dhe shërbime dhe për të përmbushur nevojat e atyre që nuk kanë aftësitë e nevojshme apo mundësi për ndërveprim me INPS nëpërmjet kompjuterit;
Institucionet dhe ndërmjetësuesit e autorizuar, si Patronatet, të cilat ofrojnë për qytetarëve shërbimet e nevojshme telematike, falas.Patronati INAS ALBANIA, për emigrantët që përmbushin kushtet e mësipërme, ofron aisistencë dhe ndihmë për të gjitha proçedurat, PA ASNJE PAGESE.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *