Luani 22 korrik- 23 gusht
Luanët kanë nevojë për vëmendje. Ata duan t’i shtyjnë të tjerët të jenë më të mirët. Ju mund të jeni drejtues shumë të mirë, sepse arrini të drejtoni një grup njerëzisht me sharmin dhe aftësitë tuaja bindëse.
Karriera ideale e Luanit: Arsimi dhe politika janë të përshtatshme për ju. Përveç kësaj, ju pëlqen gjithçka që ka lidhje me zbavitjen: Muzikë, kinematografi, krijim kostumesh…me një fjalë gjithçka që ju zgjon kureshtjen.

Virgjëresha 22 gusht- 23 shtator
Virgjëresha është perfeksioniste dhe e kujdesshme. Si drejtuese ndërmarrjeje ju dini të mbroni punonjësit tuaj, por duke u kërkuar të japin më të mirën nga vetja. Ju do të ishit punonjësi/ja ideale, më të rreptë ndaj vetes, sesa ndaj të tjerëve dhe të kujdesshëm edhe ndaj detajeve më të vogla…
Karriera ideale e Virgjëreshës: Kujtesa e madhe dhe sensi i punës ju lejojnë të trajtoni një masë të madhe informacionesh. Ju do të punonit shumë mirë në fushën e hotelerisë dhe restoracionit, por edhe si terapeut apo psikolog, pa harruar profesionet letrare si botues, përkthyes dhe sekretar redaksioni.

Peshorja 22 shtator- 23 tetor
Peshoret janë të shoqërueshëm. Ju jeni shenjë ekuilibri dhe shërbeni si ndërmjetës në punë dhe jashtë saj. Përpiquni ta fusni në punë këtë dhunti, duke punuar për shembull si agjent imobiliar, diplomat, negociues, ndërmjetës, përkthyes…
Karriera ideale e Peshores: Ju mund të punoni shumë mirë në fushën e ligjit (gjykatë, polici). Puna me të tjerët është thelbësore për lumturinë tuaj. Mendoni për profesionet ku ndërveproni me të tjerët, si agjentë udhëtimi, ose organizues dasmash!

Akrepi 21 tetor- 23 nëntor
Askush nuk mund të ruajë një sekret më mirë se ju. Kjo është një dhunti që mund ta përdorni në karrierën tuaj: Të punoni si dedektivë privatë, të trajtoni dokumente konfidenciale, etj. Këmbëngulja juaj është legjendare.
Karriera ideale e Akrepit: Ju ndjeheni mirë në një mjedis spitalor, veçanërisht në kirurgji, por edhe si agjent sekret. Ju jeni gjithashtu kampionë në menaxhimin e krizave. Ju do të ishit një financier ose bankier i mrekullueshëm!

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *