Të gjitha gratë duan të kenë flokë të dendur dhe me vëllim, por nganjëherë natyra nuk na i dhuron ato. Në këtë shkrim do t’ju tregojmë disa modele të praktikuara nga VIP-at me flokë të hollë…

 

  1. Flokët e valëzuar të Emili Blantit

Kjo prerje deri në sup është shumë popullore për një arsye: Ajo i tregon bukur flokët e hollë. Kërkojini parukieres t’i bëjë pak më të shkurtër nga pas, që të krijojnë më shumë vëllim.

 

  1. Kapeloni i shkujdesur i Siena Milerit

Është e njëjta ide, vetëm me flokë disa centimentra më të shkurtra. Modeli kapelon mund të shkojë me flokë të drejtë dhe të sofistikuar, ose me valëzim dhe të shpupurisur, por në përgjithësi, është një model që u shkon shumë grave dhe nuk kërkon flokë me shumë vëllim (Spërkatësi për dhënien e formës, do të jetë aleati juaj më i mirë).

 

  1. Flokët e prerë shkurt të Rubi Rouzit

Sigurisht, nuk është një model që u shkon të gjithave, por aktualisht, aktorja e serialit “Portokallia është ngjyra e zezë sot”, ka vendosur standarde të reja për atë që quhet bukuria androgjine (grua e krehur dhe veshur si burrë). Flokët e saj të shkurtër, të krehur pas, kanë bërë bujë në botën e shoubizit.

 

  1. Flokët e drejtë të Sandra Bullokut

Vetëm sepse nuk keni shumë flokë, nuk do të thotë se duhet t’i mbani patjetër të shkurtër. Nëse ju pëlqen t’i mbani të gjatë, zgjidhni një model me flokë të drejtë, të prerë me shkallëzim, përndryshe, do të duken pa vëllim.

 

  1. Me vijë anash si Xhulianë Mur

Duke i kaluar shumicën e flokëve në njërën anë, ata do të duken më të fryrë dhe më të dendur.

 

  1. Me baluke, si Aleksa Çang

Një mënyrë tjetër për të treguar më shumë vëllim? Baluket. Ato me të vërtetë i tregojnë flokët tuaj më të dendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *