1. Si t’i zieni vezët aq sa duhet
Fraza “nuk di të ziejë as edhe një vezë” përdoret për dikë që nuk ia thotë fare nga kuzhina. Megjithatë, nuk është e lehtë ta ziesh ashtu si duhet një vezë, që të mos jetë as shumë e ujshme, as shumë e fortë. Që ato të bëhen ashtu si duhen, duhen zier dy minuta fiks, me orë në orë dhe jo më shumë. Provojeni dhe do ta shihni.
2. Si t’i qëroni më lehtë gështenjat
Gështenjat, qofshin ato të ziera apo të pjekura shkojnë shumë në ditët e ftohta të dimrit. Meqë jeni ju ajo që… do t’i nxjerë nga zjarri, ja si t’i qëroni më lehtë. Me një thikë të mprehtë bëni një kryq në lëkurën e çdo gështenje dhe më pas hidhini në një tenxhere me ujë që vlon për afro 10 minuta. Kur t’i nxirrni, lëvozhga do të jetë zbutur dhe ndarë nga tuli, kështu që mund t’i qëroni më lehtë.
3. Si t’i prisni kollaj tortat
Në vend që të matni me sy apo vizore si ta prisni pandispanjën e një torte, mund të përdorni fillin e dhëmbëve. Zëvendësojeni thikën me fillin e dhëmbëve për çdo ushqim të butë, që nga torta e deri te djathi i butë.
4. Si t’i qëroni lehtë domatet
Procesi i qërimit të domateve është i gjatë dhe i bezdisshëm. Nëse jeni nga ato kuzhiniere që preferojnë të përdorin domate të freskëta në gjellë, në vend të salcës, atëherë e dini që kjo ju merr shumë kohë. Për t’i qëruar lehtë, vërini në ujë të nxehtë për afro 15 sekonda, pastaj hiqini dhe futini në një tas me ujë të ftohtë. Paskëtaj, lëkura e domates do të hiqet fare lehtë me një thikë të mprehtë.
5. Si të ndani të bardhën nga e verdha e vezës
Disa receta kërkojnë 5 të verdha vezësh, pra, kërkohet ndarja e së bardhës nga e verdha. Zakonisht, këtë e bëjmë duke kaluar të verdhën nga njëra gjysmë e lëvozhgës te tjetra, por ka edhe një mënyrë më të lehtë. Për këtë, ju nevojitet një shishe plastike me grykë jo shumë të ngushtë. Shishja do të shërbejë si fshesë elektrike që thith të verdhën. Për këtë, mjafton ta shtypni pak shishen me dorë për të nxjerrë ajrin dhe ta vendosni mbi të verdhën me kujdes. Do të shihni se si do ta thithë menjëherë dhe do ta ndajë nga e bardha. Gryka e shishes nuk duhet të jetë shumë e ngushtë, sepse e verdha mund të çahet. Gjithashtu, nuk duhet ta lëshoni shumë shpejt presionin që ushtroni te shishja. Presionin mund ta lëshoni vetëm pasi ta keni vënë mbi pjatën ku do të vini të verdhat, përndryshe e verdha mund të bjerë.
6. Si t’i hiqni shpejt bërthamat e qershive dhe të ullinjve
Ekziston një vegël për këtë punë, e cilat mund të heqë lehtë dhe kollaj bërthamat pa e prishur frutin. Nëse nuk e keni atë, mund të përdorni një shishe me grykë më të ngushtë se kokrra e ullirit apo e qershisë. Vëreni kokrrën mbi grykën e shishes dhe me një shkop apo pipëz shtypeni nga lart derisa bërthama të dalë dhe të bjerë në vrimën e shishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *