Kumudi dhe Sarasi lidhen me njëri-tjetrin dhe kalojnë momente romantike, duke shijuar dashurinë e tyre. Ndërkohë, Vidiaxhaturi i inkurajon Laksminandanin dhe Sarasin që të afrohen edhe më shumë dhe ta konsiderojnë njëri-tjetrin si miq të mirë. Laksminandani ndihet shumë mirë në këtë marrëdhënie të re që ka krijuar me të birin dhe i bën atij dhuratë një orë. Por, a mund ta pranojë Gumani rregullimin e marrëdhënieve të tyre?

Gumani ia arrin qëllimit
Umeshi hiqet në telefon sikur është i sëmurë, në mënyrë që Kumari të dalë nga shtëpia për ta takuar. Gumani i thotë Laksminandanit se, tani që Sarasi ka refuzuar martesën me Kumudin, nuk ndihet mirë duke qëndruar në atë shtëpi. Ajo i sugjeron që t’ia kthejnë Vidiaxhaturit paratë me të cilat e ndihmoi në çështjet e tij financiare, e bindur se kjo do të prishë marrëdhënien mes dy miqve dhe rrjedhimisht edhe atë të Kumudit me Sarasin. Laksminandani bindet dhe e bën këtë, gjë që e ofendon pa masë Vidiaxhaturin. Ata të dy nisin të grinden dhe të ofendojnë njëri-tjetrin, zënkë që përfundon keq dhe që i bën Kumudin e Sarasin të përballen me njëri-tjetrin, duke mbrojtur secili babain e vet. Gumani është shumë e lumtur që e arriti qëllimin e saj.

Vidiaxhaturi kërkon të falur
Dugba është e shqetësuar se Kumudi mund të ndahet nga Sarasi, vetëm për hir të të atit. Pavarësisht gjithçkaje të rëndë që ka ndodhur, Laksminandani është i lumtur që i biri i doli në krah atij dhe i thotë se ia di për nder Sarasvatit që i dha një djalë si ai. Gumani nis të tallet me Dugbën, duke i kujtuar grindjen mes dy miqve të vjetër. Duke dashur t’i kthejë gjërat ashtu si ishin, ajo nxiton të blejë biletat për t’u kthyer në Dubai. Dugba, u kërkon Vidiaxhaturit dhe Laksminandanit të pajtohen. Kështu, Laksimandani, me shumë vështirësi, i kërkon të falur shokut të tij, në sy të të gjithëve…

Kumudi pajtohet me Sarasin
Dy shokët e vjetër e falin njëri-tjetrin dhe pajtohen sërish, madje planifikojnë dasmën e Sexhalit në këtë shtëpi. Edhe Sarasi i kërkon të falur babait të Kumudit, por ai i thotë se e mirëkupton sjelljen e tij. Kumari, Kusumi dhe Suni arrijnë të ribashkojnë Kumudin me Sarasin dhe Gumanit i duhet të mendojë një plan tjetër për t’i ndarë ata të dy.

Dugba mbyll Kumarin në dhomë
Sexhali është nervoze për dasmën dhe Kumudi përpiqet ta qetësojë. Suni e këshillon Sarasin ta bëjë xheloze Kumudin, duke u shoqëruar me një vajzë me emrin Rada. Dugba merr një letër nga babai i Kumarit, i cili thotë se do të kthehet shumë shpejt. E terrorizuar dhe në përpjekje për ta mbrojtur Kumarin prej tij, ajo e mbyll atë në dhomë, pa i dhënë…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *