Xhandani, sipas planit që ka bërë me Harunin, e fton Dilarën të shkojnë në lokalin e këtij të fundit. Gjatë drekës, Xhandani hiqet sikur merr një telefonatë dhe i kërkon të falur Dilarës që duhet të ikë. Kështu, Dilara ngelet vetëm dhe Haruni, që po e ndjek me sy nga ana tjetër e lokalit, i afrohet tavolinës së saj…

Haruni shkon në tavolinën e Dilarës dhe bën sikur është habitur që e sheh aty. Që të dy mbeten pa fjalë përballë njëri-tjetrit. Dilara përpiqet të shmanget, por Haruni i kërkon të bisedojnë si miq të vjetër dhe ata ulen bashkë. Haruni i shmanget pyetjes së Dilarës për Hajalin. Meqenëse Haruni i tregon se ka qenë në Dubrovnik, Dilara i kërkon ndihmë për klinikën që i ka treguar Xhandani për Hazallin dhe Haruni tregohet i gatshëm ta gjejë atë klinikë dhe madje t’i shoqërojë atë e Hazallin deri në Dubrovnik. Hazalli tashmë është shëruar plotësisht, por këtë nuk e di askush tjetër përveç saj.
Xhansuja vazhdon të jetojë në shtëpinë e Ozkanit. Ozani shkon ta takojë për t’i kërkuar të kthehet në shtëpi, por ajo i thotë se nuk kthehet më në një shtëpi ku jeton Hazalli, pasi e vret ndërgjegjja që i shkatërroi jetën asaj. Engini, të cilit i vjen keq për Ozkanin dhe gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet ai, i jep para që të blejë ushqim për në shtëpi, por Ozkani, i dëshpëruar, shkon në një lokal dhe i jepet pijes. Kur del, ai e harron telefonin atje…
Në apartamentin e Ozkanit ndodh një problem dhe të gjithë banorët e pallatit nxirren jashtë nga policia. Xhansuja me Kerimanin, Nurajin dhe Xhanin e vogël ngelen jashtë, ndërkohë që Ozkani nuk u përgjigjet në telefon. Dilara i tregon Xhihanit për klinikën në Dubrovik dhe Xhihani acarohet kur ajo i tregon se kjo ishte një këshillë nga Xhandani. Xhihani i kërkon të mos i besojë më asaj gruaje dhe i thotë se vajza e tij nuk ka për të shkuar në Dubrovnik. Edhe Ozani habitet me të ëmën se si e ka falur aq shpejt Xhandanin.
Ozkani shkon në punën e Xhihanit dhe takohet me të. Ai i tregon se tashmë është i varfër dhe se, sado që e do Xhansunë, nuk e mban dot atë. Me lot në sy, Ozkani i kërkon Xhihanit ta marrë Xhansunë, pasi ai nuk mund të jetë një baba i mirë për të. Xhihani e…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *