Një ndotje plastike mund të dojë të dekompozohet nga100 deri në 1000 vjet. Imagjinoni se çfarë dëmi e kërdie i bëhet natyrës në këto raste. Po nëse një dëm të tillë, më saktë një katastrofë mjedisore do ta kishit në qytetin tuaj? Situatë e ngjashme po ndodh në Librazhd, ku si na informon gazetari ynë atje gjithashtu përfaqsuesi i një grupi aktivistësh,: Lumi Shkumbin është lënë në harresë prej kohësh. Ja sesi na shkruan Arlisi, një i ri që po bën aktivizëm për këtë gjë, dhe ka nevojë për mbështetjen tonë:

 

12167190_988257674564265_836817379_n (1)
Lumi Shkumbin në Librazhd, po degradon dita ditës për shkak të mos vëmendjes së duhur nga autoritetet përkatëse. Lumi që verës përdoret nga banorët për tu larë por dhe që freskon klimën e Librazhdit dhe ujit bimësinë e tij, ndodhet në fazën e tij kritike të ndotjes. Ai është kthyer në një vend grumbullimi i mbetjeve inerte, nga biznese të ndryshme private që natën derdhin mbeturinat pranë tij si dhe nga restorante që nuk kanë kanale të mirëfillta ujërash të zeza. Sipas ekspertëve mjedisorë Shkumbini me këtë gjendje ka vetëm disa vjet mjedisorë si lumë, pastaj kthehet në një rrjedhë lumi të rëndomtë dhe burim infeksionesh. Kjo ka nxitur një grup të rinj aktivistësh e studentësh nga inxhinieria mjedisit por jo vetëm, të përfaqësuar nga Arlis Alikaj si formues i këtij grupi, të angazhohen e aktivizohen për të mirën e komunitetit përpara se të jetë tepër vonë. Nga analizat e higjenës ky lum del tej normave të ndotjes në shifra alarmante. Duhet të veprojmë përpara se te jetë tepër vonë e të përmbytemi. Ky lumë ka njëmijë e një probleme që nga argjinaturat e deri tek mirëmbajtja. Ndaj ne po aktivizohemi vullnetarisht, po mundohemi të nxisim një kulturë ndërgjegjësimi dhe përkujdesje që të vazhdojë ndër breza. Po bëjmë takime me komunitetin në Librazhd, me shkollat si dhe po mbajmë marrdhënie shkresore me bashkinë. Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të kaluar burokracitë e ta sjellim në vëmendjen e investimeve që kanë munguar prej kohësh për këtë lumë. Ju mund të na ndiqni këtu me të gjitha aktivitetet tona si dhe urojmë që të ketë reagime pas publikimit të këtij shkrimi.
F: https://www.facebook.com/Nisma-Mbro-Lumin-Shkumbin-nga-ndotjet-Librazhd-492210290940588/?ref=hl

 

Arlis Alikaj

12167235_988257664564266_804376853_n

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *