Përshëndetje Dr.Ersida! Jam një zonjë 40-vjeçare dhe kam vën re këto kohët e fundit që dhëmbët më janë gërryer tek qafat dhe më japin shumë ndjesi kur konsumoj ushqime të nxehta, të ftohta, akullore madje edhe kur i laj dhëmbët nuk duroj dot kur furça më prek në këto zona. Më japin vërtetë shumë bezdi dhe ndjesi mpirjeje. Ju lutem mund të më shpjegoni çfarë kam dhe çfarë mund të bëj?

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje Zonjë! Ky është një problem që haset shumë shpesh tek pacientët. Pothuajse 1 në 8 pacient kanë të njëjtat shqetësime si ju. Siç e përmendët edhe ju, zakonisht kjo ndjesi shfaqet kur konsumoni ushqime acidike si limoni, portokalli, domatja etj. Akullorja ose ushqime të tjera të ftohta apo të nxehta përsëri japin ndjesi të bezdisshme. Ky problem njihet si sensitivitet (ndjeshmëri e lartë). Konkretisht për të shmangur problemin që keni ju së pari duhet të mbushni të gjitha ato kavitete që janë krijuar tek qafat e dhëmbëve në mënyrë që të mos lejohet agravimi i tyre më tepër dhe të largoni këtë ndjesi bezdisëse. Së dyti duhet të bëni kujdes me mënyrën sesi i lani dhëmbët duke përdorur past dhëmbësh me përbërje fluori dhe shoqëruar me një furçe me fije sa më të butë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *