Manikyri me xhel është shumë në modë tashmë. Ai quhet ndryshe edhe manikyri gjysmë i përhershëm dhe është mënyra më e përhapur për të pasur thonj të bukur, të shkëlqyer dhe të rregulluar, për të paktën dy javë.
Megjithatë, a e dinit se këto metoda manikyri shtojnë mundësinë e shfaqjes së kancerit të lëkurës, ndërkohë që paralelisht, shkatërrojnë edhe thonjtë? Siç thonë dermatologët, rreziku për shëndetin është i madh, sepse përdoren të ashtuquajturat “furra” të vogla me rreze ultravjollcë, të cilat i “pjekin” thonjtë.
Sipas doktorit Kris Adigan, nga Universiteti Mjekësor i Nju Jorkut, llambat me rreze ultravjollcë shkatërrojnë qelizat e lëkurës, ashtu siç bën edhe solariumi.
Gratë që bëjnë manikyr duke i futur duart në këto “furrëza”, duhet të kenë patjetër krem kundër diellit, këshillon doktori, i cili shton se këto furra nuk mund të gradohen, si pasojë, gratë nuk e dinë sa rreze marrin prej tyre. Kjo i bën këto furra jashtëzakonisht të rrezikshme, paralajmëron ai.
Për të kuptuar seriozitetin e këtij problemi, sipas një studimi të bërë në vitin 2009, dy gra të moshës së mesme pësuan tumore në duar për shkak të manikyrit me rreze UV. Asnjëra prej tyre nuk kishte një historik kanceri në familjen e saj dhe kujdeseshin që ë mos rrinin shumë në diell. Gjithashtu, sipas doktorit, thonjtë me këtë lloj manikyri bëhen të brishta dhe rripen. “Mos u gënjeni me ngjyrën dhe shkëlqimin e thonjve tuaj, sepse nuk mund ta imagjinoni çfarë ndodh poshtë tyre!”, përfundoi ai.
Advertisement