Nga Australia në malet e Skocisë, kemi gjetur udhëtimet më të bukura mbi shina dhe po jua propozojmë… Koha e pushimeve po vjen… pse jo?!

foto 1- kanada1. Rocky Mountaineer, Kanada
Shoqëria e udhëtimit Rocky Mountaineer propozon pesë udhëtime me tren, që kalojnë nëpër shtetet kanadeze të British Kolumbias dhe Albertës. Këta trena luksozë udhëtojnë gjatë ditës në mes të bukurive të natyrës së egër të Kanadasë perëndimore dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të zbuluar malet Canadian Rockies. Panorama është kaq mbresëlënëse me lumenj malorë, vargmale dhe liqene, por edhe majën e malit Robson, e cila me afro 4000 m lartësi përbën pikën më të lartë të Canadian Rockies.

 

 

 

 

 

foto 2- angli2. Dartmouth dhe Torbay Railvvay, Devon, Britani e Madhe
Udhëtimi i trenave me avull të kompanisë Dartmouth Steam Railvvay bëhet duke përshkuar 10 km të bregdetit të mrekullueshëm anglez dhe nga dritaret mund të shihni njërën prej panoramave më piktoreske të këtij vendi. Nga stacioni i Churstonit, në mes të pyjeve të Long VVood dhe nga Dart Estuary në Kingsvvear, udhëtarët mund të shohin peizazhe detare nga gjiri Lyme deri në Portland Bill, në ditët kur nuk ka re. Delfinët, fokat dhe shumë kafshtë të tjera deti e bëjnë këtë zonë një nga më të bukurat e Evropës.

 

 

 

 

 

foto 3- zvicer3. Glacier Express, Zvicër
Udhëtimi nëpër Alpet zvicerane është një nga itineraret më magjepsëse të botës. Udhëtimi me Glacier Express përfshin 55 tunele e 196 ura dhe ju ngre në lartësinë 2000 m kur kalon nëpër lumin Rodano dhe nga Rini. Panorama është magjepsëse mes livadheve të gjelbra, vreshtave dhe majave të maleve me borë.

 

 

 

 

 

 

foto 4- afr e jugut4. Blue Train, Afrika e Jugut
Që prej fillimit të punës së tij, në vitin 1946, Blue Train (treni blu) është një nga trenat luksozë më emblematikë. Itinerari kalon nëpërmjet panoramës piktoreske të Afrikës së Jugut, ndërkohë që për udhëtarët përkujdeset personeli i trenit. Shërbimet në tren kanë bërë që ai të votohet në mënyrë të përsëritur si “Treni luksoz më i mirë në botë”. Menuja përshin gjellë nga më të zgjedhurat dhe bashkë me to mund të shijoni në vagonin-restorant edhe verërat më të çmuara jugafrikane. Udhëtimi më i famshëm është ai ndërmjet Kejp Taunit dhe Pretorias, që kalon nëpër malin e mrekullueshëm Table.

 

 

 

 

foto 5- japoni5. The Bullet Train (treni plumb), Japoni
Mund të përshkoni gjithë Japoninë me trenat e shpejtësisë së madhe, Bullet Train. Modeli i fundit i trenave, Nozomi, do t’ju çojë nga Tokio në Kioto për vetëm 2 orë e 10 minuta. Nëse doni të shihni sa më shumë nga pjesa e brendshme e vendit, mund të zgjidhni itinerarin nga cepi në cep që do t’ju kalojë nëpër Tokio, Hiroshimë, Mijaxhima dhe mali Fuxhi. Në sitin greatrail.com do të gjeni udhëtimin e ri “Discover Japan” (zbuloni Japoninë), gjatë të cilit do të mësoni shumë gjëra për traditat e lashta në provincat japoneze, së bashku me panoramat e zonës, si për shembull tempulli Asakusa Kannon.

 

 

 

 

foto 6- oriental express6. Eastern & Oriental Express
Treni Eastern & Oriental Express ofron një itinerar prej 1900 km ndërmjet disa prej peizazheve më të bukura dhe ekzotike në botë. Me do të kaloni nëpër Singapor, Malajzi, Tajlandë dhe Laos. Male, pyje, qytete të mrekullueshme dhe tempuj të artë janë disa prej vendeve nga do të kaloni.

 

 

 

 

 

 

foto 7- skoci7. The Royal Scotsman, Skoci, Britani e Madhe
Me Royal Scotsman do të udhëtoni në rrafshnaltat skoceze, ndërmje pyjeve dhe liqeneve. The Royal Scotsman është një tren vërtet i shtrenjtë, por me maksimumi 36 udhëtarë në tren keni rastin të shijoni luksin ekskluziv. Në ushqim përfshihet shijimi i llojeve të ndryshme të uiskit dhe vakte me salmon shumë të mirë.

 

 

 

 

 

 

foto 8- transmongolian8. Trans-Mongolian Express
Ky itinerar mbresëlënës kalon nëpër tre vende shumë të rëndësishme: Rusi, Mongoli dhe Kinë. Nga Moska dhe Shën Petërsburgu i bukur deri në Pekinin perandorak, duke kaluar nëpër zemrën e Siberisë dhe stepat e Mongolisë. Trenat e Trans-Siberisë dhe Trans-Mongolian Express ju japin mundësi të qëndroni në vende të ndryshme të itinerarit dhe të shijoni Banjat (saunat ruse) në malet Hamardaban, të ngreni kamping në Ulanbator dhe të vizitoni organizata lokale që ndihmojnë vendasit të përmirësojnë jetën e tyre dhe të zbulojnë mundësi të reja jetese.

 

 

 

 

foto 9- orient express9. Venecia Simplon Orient-Express
Me siguri e mbani mend filmin “Udhëtim në trenin Orient-Express”, me kabinat e veta luksoze. Por, edhe nëse nuk e keni parë, ky tren është kaq i famshëm, sa në revistën “Vanity Fair” është shkruar se “është treni me të cilin duhet të krahasohen të gjithë trenat e tjerë luksozë”. Supozohet se ai ka gjetur sekretin si të bashkëngjisë luksin dhe elegancën me romantizmin në një tren. Sigurisht që kushton, por kabinat e tij vintage, kuzhina e gastronomisë së lartë dhe mundësitë e shumta të argëtimit që ju ofrohen në të, do t’jua bëjnë udhëtimin unik dhe të paharrueshëm.

 

 

 

 

foto 10 -australi10. Australia&The Ghan
Një udhëtim mbresëlënës në Red Centre të Australisë. Zgjidhni ndërmjet Sidneit, Melburnit, Adelaidës ose shihni të gjitha ato me një udhëtim (udhëzimet do t’i gjeni në greatrail.com). Do të shihni Barrierën e Madhe Koralore, Ulurunë, Ghanin dhe burimet Alice. Një eksperiencë epike që do t’ju çojë nga pyjet tropikale në shkretëtirë dhe përsëri, mbrapsht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *