Një mik imi, në fzb shkroi: “Flamuri Kuqezi ka rrënjë të thella te shqiptarët, nderohet shumë e të tjera?!Ndërsa, unë mendoj:
“Nuk është krejt ashtu” ?!(Jashar Qemal-shkrimtar revolucionar, turk)
Flamuri Kuqezi, Flamuri ynë kombëtar, ka rrënjë të thella te shqiptarët atdhetarë dhe te shqiptaret atdhetare; por jo te të gjithë shqiptarët, siç pretendon apo i pëlqen dokujt të ishte kështu.
A nuk u dëshmua kjo edhe më 17 Shkurt, 2022 në Prishtinë, me rastin e 14 vj, të festës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; e cila, sipas mendimit tim;-këto 23 vite mbeti; më shumë pavarësi në letra, sesa me vepra?!…
-Pra, tani kur Prishtina e ka një kryetar si njëfar Përparim Ramën, i votuar nga partia me origjinē titiste e LDK-së, por edhe nga opozita e sotme PDK-LDK-AAK dhe elektorati i patericave të tyre; Prishtina “u stolis”  dhe “shkëlqeu” me shëmtinë e flamosit laraman; i ashtuquajturi, “Flamur i Kosovës, një simbol që me asgjë nuk e paraqet Identitetin e kombit shqiptar.
-Përmasa e turpit shkoi gjer në atë papërgjegjësi kombētare, saqë nē sheshin e Prishtinës, pothuajse, krejtësisht mungoi Flamuri Kuqezi, kjo nuk ka ngjarë kurrë, përderisa Prishtinën e ka drejtuar, Shpend Ahmeti, i votuar nga elektorati i  LVV.Laramania, mori dhenë vetëm në Prishtinën;- jo të drejtuar, por të sunduar nga pinjollët e klikës titiste të Isë Mustafës.
ABSURDITET?!
“Më zor ështē me i mbajtë vlerat e larta kombëtare, si Flamurin, Gjuhën Shqipe tē NJËSUAR, e të tjera.,-sesa t”i fitojmë”.(Populli).
-Flamurin Kuqezi e fituam me gjak,nga regjimet e huaja  të sulltan muratëve të perandorive të egra turke, të krajlive të egra të Serbisë të pashiqëve dhe të tito-ranko-viqërve, madje, kur Kosova ishte me një status më të degraduar, si Krahinë Autonome nën regjimet serbe dhe në federatën jugosllave. 
-Tani, si mund të arsyetohet fakti që, sipas mendimit tim;- s’ka qëllim as çmim që e arsyeton; heqjen e Flamurit Kuqezi nga institucionet e Republikës së Kosovës,”të pavarur dhe sovrane” -pse, me nxitjen e Serbisë  Fashiste, me  dinakëritë dhe mizoritë e “miqve” euro-atl, mbetëm pa të,-nga regjimet kolonialiste euro-atlantlike dhe servile të politikave dhe diplomacive, “Kosovo”?!
-Pra, horrat politikanë, titistët dhe renegatët “kosovarë” dhe titistët “shqiptarë në Tiranë;’pa pikë përgjegjësie dhe turpi e hoqën krejt nga institucionet e Republikës së Kosovës?!
O vëllezër e motra,-E keqja s’ka të ndalë?!
-Sikur të kishte lëshuar aq thellë rrēnjë te shumica e shqiptarëve në Kosovë dhe gjetkë, shqiptarët nuk do t’ia shoqëronin Flamurit tonë të shenjtë, leckat e huaja armike, bile edhe para tij; “Flamurin” partiak të “Presidentit historik”, i.r, të LDK-LKJ-së servile, laramanin e Ahti Sarisë, mikut të Serbisë Fashiste, kinse si “Flamur i Kosovës”; e tē tjerē…
Një komb që gjatë shekujve luftoi luftërave çlirimtare, kur armiqë ia ndaluan Flamurin, me gjak e mbrojti tē shenjtin Flamur, në vitet e robërisë, poashtu, pa u thyer gjatë shekujve.
Mjerisht, Flamurin Kuqezi; nuk e mbrojti nga mashtrimet e armiqve, faqezijve, faqezezave “demokratë”, e hoqēn nga institucionet e  Republikës; kinse, për të fituar Pavarësi dhe Sovranitet?!?!?!Rroftë Flamuri Kuqezi!Poshtē armiqtë!Poshtë tradhētarët!13 Shkurt, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *