Dhuratat

Disa javë para Krishtlindjes, një miliarder dhe e shoqja shkojnë në  një galeri ekskluzive artesh dhe blejnë pesë piktura nga Van Gog, tre nga Pikaso, pesëmbëdhjetë nga Dalì dhe nja dymbëdhjetë Mone. Ndërsa janë duke dalë, miliarderi i thotë së shoqes:

– Epo mirë… me kartolinat mbaruam punë. Tani, të merremi me dhuratat!

 

Viagra

Një burrë ka shumë kohë që nuk e arrin orgzmën dhe nuk e kënaq dot bashkëshorten e tij. Më në fund, me këmbënguljen e saj, ai pranon të marrë viagra. Me t’u kthyer nga farmacia, ai pi pilulën mrekullibërëse dhe ndihet menjëherë gati për seks. I thërret gruas dhe të dy bashkëshortët, të lumtur, zhvishen e hidhen në krevat, por lumturia zgjat shumë pak sepse, sapo gruaja i afrohet, burri e humbet ereksionin. Gruaja zhgënjehet, por burri i thotë:

– Duhet ta kishim marrë me mend, e dashur… Megjithëse e droguam, ai prapë se prapë arriti të të njihte!

 

Gjirokastriti

Një gjirokastrit shkon të rrëfehet te prifti:

– Atë, më falni, kam mëkatuar…

– Çfarë ke bërë, biri im?

– Eh, atë, gjatë luftës, strehova një çifut…

– Oh, po ky nuk është mëkat! Zoti ynë na ka mësuar t’i strehojmë të persekutuarit…

– Dakord atë… por ka edhe diçka tjetër… E vërteta është se unë i kërkoja edhe pagesë mujore…

– Eh, biri im… një gjirokastrit që paguhet nga një çifut! Turp! Gjithsesi, nuk shoh ende ndonjë mëkat në këtë që ke bërë…

– Po, atë, por ka edhe diçka tjetër…

– Çfarë ka tani?

– Nuk i kam treguar ende se lufta ka mbaruar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *