Ky është një ndër ato rastet kur disa media, si kjo në fjalë, i keqpërdorin lajmet që publikojnë. Kjo ka ndodhur me këngëtaren e njohur kosovare e cila është bërë pjesë e tyre për një lajm të rremë. Sipas tyre, ajo kishte humbur bashkëshortin e saj dhe po e përjetonte rëndë këtë fakt. Duke qenë se nga ky lajm janë tronditur jo vetëm miqtë, por dhe familjarët e këngëtares, bashkëshorti i saj ka reaguar menjëherë duke mohuar gjithçka. Ja, çfarë ka thënë ai, i revoltuar: “Të dashur miq të mi dhe ju të gjithë dashamirësit e këngës së Shkurtes, unë Hajrush Behluli jam shëndoshë e mirë së bashku me familjen time, duke shijuar sukseset e Shkurtes, edhe tani me rastin e 40 vjetorit në skenë, kuptohet, së bashku me ju. Si duket, kjo dikë e ka penguar dhe e ka shtyrë një gazetar të papërgjegjshëm për të dezinformuar në mënyrën më të keqe. Me këtë rast, ndjej keqardhje për ju që jeni shqetësuar për ne dhe uroj të gjitha të mirat e Zotit për ju dhe familjet tuaja. Ne do të vazhdojmë rrugën e filluar para dyzet viteve, duke punuar me ndërgjegje dhe nuk do të ndalemi asnjëherë nga kjo rrugë. Është një thënie e urtë dhe ne i përmbahemi: Treni ecën e nuk ndalet, pavarësisht se qentë lehin përreth tij”, ka përfunduar ai duke sqaruar njëherë e mirë këtë lajm të rremë. Shpresojmë që të tilla gabime të mos përsëriten më sepse nuk është hera e parë që disa media “luajnë” edhe me jetën e personave publikë me një papërgjegjshmëri të tillë, duke mos marrë parasysh dëmin shpirtëror dhe moral që u shkaktojnë familjeve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *