Historia ime fillon njё ditё tё bukur dhe tё nxehtё vere. Ishte mbasdite vonё dhe isha shumё i lodhur nga puna e po kthehesha nё shtёpi. Jetoja vetёm nё Itali qё prej dy muajsh sepse gruan dhe fёmijёt i kisha nё Shqipёri.

Isha aq i lodhur sa kur po kaloja rrugёn, nuk kisha vёnё re njё motor qё po ecte drejt meje. Nuk mbaj mend asgjё, vetёm kur u zgjova pas dy ditёsh nё sppital.

Sapo hapa sytё, ndjeva njё dhembje tё fortё nё kokё. Menjёherё pranё meje erdhi infermierja dhe mё pyei nё italisht se si ndjehesha. I thashё se isha mirё, vetёm koka mё dhimbte pak. Mё bёri njё qetёsues e rashё pёrsёri nё gjumё. Kur u zgjova pёrsёri, ndjehesha pak mё mirё. Mё erdhёn shumё doktorё që mё pyesnin pёr gjithçka dhe mё thanё se kishin njoftuar edhe nё Shqipёri familjen time, nё bazё tё dokumenteve qё kishin gjetur nё çantёn time. E dija se gruaja dhe fёmijёt nuk mund tё vinin pa ardhur data e caktuar, por nuk u thashё gjё. Mё erdhёn kushërinjtё qё jetojnё nё Itali e tё gjithё tё njohurit. Njё ditё, kur isha pak mё mirё, nё derё u fut njё zonjё. Megjithёse kisha probleme me syrin nga operacioni, kjo gjё nuk mё ndaloi tё sodisja bukurinё e kёsaj femre. Ajo u afrua te krevati im dhe mё pёrshёndeti nё italisht. Ia ktheva pёrshёndetjen. Ajo vazhdoi:

– Ndjehem shumё nё faj… Mё falni, nuk doja. Jam e gatshme tё bёj çdo gjё pёr ju dhe ju jeni i lirё tё mё padisni.

Pra, kjo ishte ajo qё mё bёri nё kёtё gjendje me motorrin e saj. Ajo fliste e menjёherё e ndalova sё foluri.

– Jeni e falur. As nuk do t’ju padis dhe asgjё nuk do t`ju vijё nga unё. Unё isha vetё i lodhur e nuk e pashё qё nuk ishte e lirё rruga. Ju nuk keni asnjё faj. Mos u shqetёsoni.

Kur dёgjoi fjalёt e mia, ajo nuk foli dhe me njё lёvizje tё kokёs, mё tha “mirё”. E ftova tё ulej te karrigia afёr krevatit tim. Ajo nuk po fliste mё, kёshtu qё fillova unё ta pyesja pёr emrin e gjёra tё tjera. Ajo mё pёrgjigjej. Mes nesh filloi njё bisedё e ёmbёl dhe nё fakt kёtё doja edhe unё, qё tё harronim atё qё kishte ndodhur e tё flisnim pёr gjёra tё tjera. Ajo ishte njё grua 30 vjeçe, e divorcuar dhe kishte njё djalё 6 vjeç. Ishte njё femёr e veçantё, gjё tё cilёn e ndjeva qё nё takimin e parё. Pas pak, ajo u ngrit e iku dhe mё tha se do tё kthehej pёrsёri tё shihte si do tё bёhesha dhe do t`i merrte pёrsipёr tё gjitha shpenzimet e spitalit. Unё isha i siguruar dhe nuk ishte nevoja pёr kёtё gjё, por kjo ishte njё gjё e mirё nga ana e saj. Sa ndenja nё spital, ajo vinte çdo ditё e mё sillte lule tё bukura, por vetem lule tё kuqe. Si duket, ato ishin lulet dhe ngjyra qё i pёlqenin mё shumё. Gruaja mё merrte nё telefon çdo ditё dhe ishte shumё e mёrzitur, pёr faktin se nuk vinte dot qё tё kujdesej pёr mua nё ato çaste tё kёqija tё jetёs sime. E siguroja se isha mirё dhe nuk kishte pse tё thyente vizёn, sepse pёr mua kujdeseshin infermierёt e doktorёt nё mёnyrё perfekte, mirёpo gruaja thoshte qё tё mё qёndronte afёr psikologjikisht e ta kaloja mё lehtё pas aksidentin. Asaj as nuk i shkonte nё mend se çdo ditё e kaloja me sytё nga dera, duke pritur orёn kur italianja tё vinte me lulet e saj tё kuqe e tё kalonte dy-tre orё me mua. Mendja mё shkonte edhe te gruaja e te fёmijёt, por ajo femёr mё kishte magjepsur.

Çdo gjё shkoi shumё mirё. Dola nga spitali i shёruar plotёsisht. Tani kisha raport tё gjatё e do rrija nё shtёpi. Kur dola nga spitali, italiania erdhi me makinёn e saj, mё mori e mё çoi drejt e nё shtёpi. Nuk e kisha kuptuar akoma nё ndihej nё faj se mё kishte pёrplasur me motorr apo i pёlqente shoqёria ime. Nё fakt, ne shqiptarёt e kemi tё vёshtirё t`i kuptojmё italianёt sepse kemi krejt mentalitet tjetёr. E ftova brenda dhe ajo nuk ngurroi aspak. Kёtё gjё ua pёlqej italianёve, se nuk kanё nevojё t`i lusёsh shumё pёr t`i futur nё shtёpi. Ajo u ul nё divan dhe sytё i shkuan menjёherё te fotografia jonё familjare.

– Ke njё familje shumё tё bukur – mё tha- Ju shqiptarёt e ruani shumё familjen dhe kjo ёshtё njё gjё e veçantё.

– Ёshtё e vёrtetё – i thashë – ne jetojmё gjithmonё tё bashkuar.

Ia kaluam mirё. Bisedat tona ishin shumё tё ngrohta dhe tё gjata. Pas bisedёs dhe pas pijes, ne tё dy ndjenim njё lloj afёrsie tё madhe, njё tёrheqje fizike e cila na çoi nё njё puthje magjike. Ajo, menjёherё, u tёrhoq:

– Oh, nuk ёshtё e drejtё! Ti je i martuar… mё fal, nuk mund ta bёj kёtё gjё.

– Të lutem, mos ma bёj kёtё. Ti je arsyeja e shёrimit tim. Qё nё çastin e parё qё tё pashё, e kam ёndёrruar kёtё moment. Tё lutem. Mos mendo asgjё, as familjen time, as fёmijën tёnd, asgjё. Tё pёrgjёrohem tё ma falёsh kёtё kёnaqёsi, të lutem.

Fjalёt e mia e prekёn, por nuk ishte vetёm kjo. Ajo ndjente diçka dhe nuk mund t`i bёnte ballё kёsaj tёrheqjeje. Mё pas u lёshua nё krahёt e mi. Ishte pёrqafimi qё mё kishte mbajtur gjallё dhe mё kishte bёrё t’i kaloja shumё shpejt pasojat e aksidentit. Ishte njё natё e paharrueshme! Tё dy ishim tё magjepsur dhe tё dashuruar marrёzisht. Tё nesёrmen nё mёngjes ajo u ngrit e para. Kishte pёrgatitur mёngjesin që e solli nё shtrat e tё dy hёngrёm sё bashku nёn magji. Ajo duhet tё shkonte nё punё e u largua duke thёnё se do të vinte pasdite. Ashtu bёri. Erdhi siç e kishte zakon, me lulet e saj tё preferuara dhe me shumё ushqime. Tё dy mezi kishim pritur tё ritakoheshim. Çdo gjё me tё ishte njё mrekulli. Vetё ajo ishte njё mrekulli. Kёshtu, vazhdoi gjatё. Ajo tashmё mё shumё rrinte te shtёpia ime sesa tek e saja. Djalin e linte tek e ёma dhe kёshtu, ishte si njё beqare. Unё, po ashtu, gruan dhe fёmijёt i merrja nё telefon dhe ata donin kohё tё vinin. Ne tё dy dilnim sё bashku, argёtoheshim e pastaj ktheheshim nё shtёpi sikur tё ishim tё martuar. Njё ditё, ajo mё tha:

– Ç’do tё bёhet kur tё kthehet gruaja jote?

Kёtё pyetje ia kisha bёrё vetes me kohё, por nuk kisha gjetur asnjё pёrgjigje.

– Le tё mos mendojmё pёr kёtё tani, tё mos prishim çastet e bukura. – doja ta qetёsoja e tё fitoja kohё qё tё gjeja njё pёrgjigje tё saktё. E doja çmendurisht dhe nuk doja ta humbisja pёr asgjё nё botё, por nga ana tjetёr, familja ime nuk e meritonte t’ia bёja kёtё gjё. Dita e ardhjes sё tyre po afrohej. Duhet tё bёja diçka. Nё telefon, gruaja dhe fёmijёt tregoheshin shumё tё kёnaqur qё do tё vinin. Koha nuk priste. Kur i tregova italianes se familja ime do tё vinte pas dy ditёsh, ajo u mёrzit shumё dhe mё tha:

– S`ka problem. Unё jam e gatshme tё tёrhiqem. Para fёmijёve dhe lumturisё sё tyre, nuk duhet tё vёsh asgjё!

Prandaj e dashuroja kёtё femër, nga mirёsia qё kishte nё shpirtin e saj. I thashё se nuk mund tё jetoja pa tё, por ajo tha se do tё shkonte nё shtёpi dhe iku. Dy ditё, nuk iu pёrgjigj telefonatave tё mia. Pas dy ditёsh, shkova te puna e saj. Kjo ishte dita kur edhe familja ime do kthehej, por deri atëhere, kishte kohё. Ajo nuk e priste t’i shkoja nё punё. I kërkova tё mё jepte njё shpjegim se pse nuk u ishte pёrgjigjur telefonatave tё mia. Ajo ishte e bindur se gjithçka kishte mbaruar dhe unё duhet tё kthehesha te familja ime. E dija se nuk mund tё bёja asgjё pёr momentin, kёshtu qё ika. Familja ime arriti dhe ata i kishte marrё shumё malli. Edhe mua. Gruaja e vuri re qё diçka kishte ndryshuar tek unё, por mendonte se kjo vinte nga aksidenti. Nё tё vёrtetё, u kёnaqa shumё me familjen sepse mё kishin munguar, ndёrsa me gruan nuk ndjeja asgjё. E gjithё dashuria ime kishte kaluar te njё tjetёr femёr. U justifikova se kёto ishin pasojat e aksidentit dhe ajo e besoi. Po gёnjeja dhe kjo gjё mё rёndonte, por njёkohёsisht, mё rёndonte edhe humbja e italianes. Tentova tё lidhesha me tё, por ishte e pamundur. Nuk pёrgjigjej. Vendosa t’i shkoja nё shtёpi. Sapo ajo hapi derёn, ndjeva njё kёnaqёsi tё madhe. Edhe ajo ndjeu diçka sepse sytё i ndritёn. Ishte vetёm nё shtёpi. Sytё tanё u bashkuan dhe njё forcё magjike na lidhi nё njё puthje e cila mё kishte munguar shumё. T dy u hodhёm nё krahёt e njёri-tjetrit. Dashuria jonё ishte e pakufishme dhe ajo natё, gjithashtu. Kjo magji u shkёput nga telefonata e gruas sime. Ajo ishte merakosur pёr mua sepse isha vonuar. I thashё se isha me ca shokё dhe do tё vonohesha shumё. Sapo lashё telefonin, pashё sytё qortues sё italianes, por e rrёmbeva nё krahёt e mi dhe tё dy u pushtuam nёn petkun e magjisё sё dashurisё. Ishte njё dashuri tё cilёn nuk mund ta kufizoje e as ta ndaloje. Netёt si kjo, u bёnё tё shpeshta. Unё shkoja nё shtёpinё e saj dhe gruas i thoja se isha me shokёt. Pas njёfarё kohe, gruaja filloi tё mё pyeste mё shumё. Si duket, kishte filluar tё dyshonte dhe kjo ishte normale. Unё tashmё isha ftohur shumё dhe e shfaqja hapur kёtё gjё. Kishte kaluar shumё kohё nga aksidenti dhe nuk mund tё justifikohesha se ishin pasojat e tij. Çasti i sё vёrtetёs erdhi. Nuk kisha rrugёdalje tjetёr. Nuk mund tё rrija asnjё minutё pa italianen time tё dashur e jo mё tё ndahesha prej saj. Nga ana tjetёr, pёr gruan time, tashmё nuk ndjeja asgjё. Po fёmijёt? Si do ta prisnin kёtё gjё? Mё duhej njё pёrgjigje dhe pёr kёtё, duhet t`ua drejtoja pyetjen gruas dhe fёmijёve, pra, t`u tregoja tё vёrtetёn. Po sa e vёshtirё ishte kjo! Mora guximin e pasi piva te lokali nje teke tё fortё, u nisa për nё shtёpi. U thashё se do t`u thoja diçka, por nuk mund ta bёja kёtё. Kur shikoja sytё e fёmijёve, burrёria nuk bёnte mё punё. Ndёrrova mendim dhe u thashё se kisha vendosur tё ndёrronim qytet, sepse mё kishin afruar njё punё tjetёr. Ata mё siguruan se do tё shkonin ku tё doja unё dhe se i kisha gjithmonё me vete, nё çdo vendim tё jetёs sime. E si mund tё flisja pas kёsaj qё mё thanё ata?

Ashtu bёra. Ndёrrova qytet e numёr telefoni dhe nuk i rashё mё numrit tё italianes. Kanё kaluar dy vjet dhe vendin e saj nё zemrёn time nuk e ka zёnё njeri. Dashuria pёr gruan time humbi me aksidentin, por ajo nuk e pranon kёtё dhe pёrpiqet me tё gjitha mёnyrat pёr ta rilindur atё qё kishim nё mes nesh, sepse nuk e di se zemra ime i ёshtё dhuruar gruas qё mё aksidentoi, por mё ktheu nё jetё pёrsёri. Jetoj tashmё vetёm pёr familjen time dhe jo pёr vete. Mё mban vetёm mendimi se do ta shoh njё ditё rastёsisht italianen time e nuk do tё ndahem mё nga ajo. Po, nёse fati do që ta takoj pёrsёri, rastёsisht, nuk do ta lёshoj mё. Kjo shpresё mё mban gjallё.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *