Janë dy vëllezërit më të njohur dhe më të dashur në muzikën shqiptare. Endri&Stefi Prifti, vëllezërit korçarë që tundin skenat ku këndojnë, tashmë janë më dy të reja në muzikë. Kanë nisur një bashkëpunim me një tjetër këngëtare me zë potent si Era Rusi. I ka bashkuar “Status live show” ndërmarrja e tyre më e re dhe më e suksesshme në jetën e natës. Përveç kësaj, Endri dhe Stefi sapo kanë lançuar klipin e tyre më të ri, që i sjell në një trajtë që kurrë më parë si kemi parë. Stefi, na tregon gjithçka për gjithçka që e kemi pyetur…!

 

Fabjola Kuburi:- Endri, Stefi dhe Era…u bëtë bashkë në “Status Live”, si ju lindi ideja për këtë bashkëpunim?

Stefi Prifti:- Në  fillim lindi “Statusi” i ri, pastaj bashkëpunimi. Era Rusi dhe Anxhela Peristeri ishin dy alternativat kryesore për ne. Për fat të mirë, të dyja performojnë tek “Status live show”, Anxhela çdo të enjte në “Nata Greke” dhe Era çdo fundjavë me një super shoë që ju sugjeroj të vini dhe të vlerësoni vetë.(Buzëqesh)

– Ky lloj bashkëpunimi nuk është për herë të parë për ju. Keni po aq sukses sa me bashkëpunim me Aurelën apo çdo bashkëpunim ka frytet e veta?

– Mendoj se tek pjesa e dytë e pyetjes tuaj ndodhet përgjigjja për këtë pyetje.(Buzëqesh)

-Pse “Status” dhe jo një emër tjetër? Përshembull unë do kisha menduar diçka si “2E&S” ose “ESE”…!

– Emri është vendosur para se të vendosnim një bashkëpunim me Erën dhe kryesisht ka lidhje me karrierën dhe lëvizjet tona në jetën artistike dhe në jetën e natës. Një fillim i ri, një status i ri…!

– Keni ardhur ndryshe nga ç’jemi mësuar t’ju shohim më parë në klipin tuaj të ri… Një dëshirë apo nevojë, domosdoshmëri për të ndryshuar?

– Gjithmonë ne prodhojmë dhe interpretojmë këngë të reja. Mesa duket ka një rekord për ne…!(Buzëqesh) Në tre muajt e fundit 3 këngë të reja! Sapo doli edhe “Ty të desha ty të dua”,  kënga jonë më e re, që shpresojmë të gjejë folenë e saj mes zemrave të pubikut.

– Kujt i shkojnë meritat për këtë bashkëpunim kaq të bukur?

– Mua. Si duket paskam qëlluar mirë. (Buzëqesh).

-Mendoni se gjërat në jetë janë pasojë e lëvizjeve të duhura ose të gabuara apo justifikoheni me një “paska qenë e shkruar”?

– Më pëlqen të besoj se “gjërat” dhe jeta janë të shkruara, ashtu si edhe talenti, studimet, puna që bën çdo njeri në jetë  “shkruhen” nga vetë njeriu, se ashtu e ka të shkruar…!

-Në sa prej këngëve tuaja, ka një histori që ju përket?

-Janë disa këngë,  për mua sekret, ndoshta Endri j’ua tregon. (Qesh)

-Ju pëlqen muzika kështu siç është?

– Muzika në Shqipëri e keni fjalën besoj, sepse në Amerikë dhe botën e civilizuar muzika vjen shumë natyrale…! Në Shqipëri muzika ka “çrregullime psiqike”! Çdo gjë imponohet dhe promovohet me urdhër nga lart! Më kryesorja, muzika shqiptare lihet

– Sa e vështirë është të mos biesh pre e kompromiseve në art?

-Në Shqipëri është shumë e vështirë të jesh i pavarur! Thuhet, se u fitua Pavarësia në 1912, por në muzikën shqiptare, sidomos aty ku ka organizime kompetitive dhe konkuruese, çdo gjë e rëndësishme është korrupsion dhe Pazar. Në rastin më të mirë quhen kompromise.

-Kur e kuptoni që një punë është vërtet e mirë?

– Kur të sjell kënaqësi dhe energji pozitive

-Një këngë e mirë është ajo që ka 1000 apo 10 milionë klikime?

– Nuk mendoj se janë klikimet vlera e vërtetë e një kënge apo libri, pikture apo emisioni, sidomos kur ato nuk janë të vërteta. Rrallë mund të ketë një këngë shumëmilionëshe shqiptare, që të ketë vieë-se të verteta 100%.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *