– Silvi, deri në ç’masë e ke kontrolluar drejtimin që të ka marrë jeta?
– Tani e kam në kontroll shumë të mirë se në moshë të re, rrallë nuk gabon.
-Dëgjova që do sjellësh diçka të bukur së shpejti…
-Ju gazetarët dëgjoni shpesh shpejt dhe mirë…(buzëqesh) Po është e vërtetë që po sjell diçka fantastike, një remake të këngës aq të pëlqyer nga të gjithë “Aman Aman” është një këngë e vulosur me sukses prandaj e mendova që ta risjell në vërmendje. Është pothuajse gati dhe shumë shpejt do jetë e lançuar për publikun.
-Paska vërtet risi në planin profesional, flasim pak për Silvin…Mendon se jeta në thelb është e gjatë apo e shkurtër?
– E shkurtër nëse jetohet mirë, ndërsa e gjatë nëse është e vështirë.
– Njerëzit janë të gjithë të njëjtë apo të gjithë të ndryshëm?
– Po të ishim të njëjtë nuk do të ishte interesante. E mira e krejtve është që as nuk përngjajmë njëri me tjetrin dhe të gjithë kemi gajle të ndryshme. Po të mos ishin të këqijtë, nuk do të dalloheshin të mirët e po të ishin krejt të mirë, Zoti do të sillte popuj të tjerë që bëjnë gabime dhe pendohen tek Ai.
– Sa mendon se arrin t’i njohësh njerëzit?
– E kam një të metë nganjëherë që u besoj disave me të cilët ndoshta nuk ia vlen as të rrish, por secili e tregon karakterin për mirë apo për keq.


– Kur mendon se del në pah karakteri i vërtetë i njeriut?
– Njeriu është i egër kur ngopet, ndërsa kafsha, kur uritet.
– Çfarë nuk do të pranoje kurrë të thuhej për islamin apo për muslimanët?
– Çfarëdo që të thuhet e keqe për islamin apo muslimanët, ajo gjë do t’u bëjë keq atyre që e flasin, sepse islamin e ka garantuar dhe e mbron Allahu. Ndërsa muslimani, kur e njeh veten, nuk e ka problem për atë që flasin të tjerët.
– Kush është njeriu që t’a ngre zemrën peshë?
-Vajza ime Chiara, padiskutim!Ajo është kryevepër!
– Je për femrat në poste të rëndësishme në politikë?
– Po, femra duhet të mbrohet dhe duhet t’i jepet fjala për të kërkuar të drejtat e veta.
– Bën pjesë te njerëzit që u pëlqen vetmia apo që nuk e durojnë dot atë?
– Vetmia më pëlqen vetëm në disa raste, jo shpesh.
– Nëse do mund t’u ktheje te të 20-at e tua…
– Do të isha po e njëjtë, njeriu formohet me rritjen dhe çdo gjë ka kohën e vet.
– Si thotë Silvi “Të dua”?
– Vetëm shqip.
– E humb njeriu veten në një realitet si ai i showbizit?
– Showbizi të humb nëse nuk di të jesh i matur me famën, se fama shumë herë është mallkim për njeriun dhe për të qenë të sinqertë një sprovë e madhe.
– Ajo që di të bësh më mirë në jetë?
– Të këndoj!
– Thirrja e kujt do të të bënte të dilje në mesnatë nga shtëpia?
– E secilit që e dua me zemër.
– Çfarë është dhembje e çfarë dashuri për ty?
– Dhembje është diçka që e dua shumë e dashuri, diçka që më dhemb shumë nëse nuk e kam.

– Silvi, to what extent have you controlled the direction your life has taken?

– Now I have much better control than at a young age, he rarely makes mistakes.

– I heard that you will bring something beautiful soon…

– You journalists often listen quickly and well… (smiles) Yes, it is true that I am bringing something fantastic, a remake of the song so loved by everyone “Aman Aman” is a song sealed with success, so I thought I would bring it back to note. It is almost ready and will be launched to the public very soon.

– After a real innovation on the professional level, let’s talk a little about Silvi… Do you think that life is essentially long or short?

– Short if it is well lived, while long if it is difficult.

– Are people all the same or all different?

– If we were the same, it wouldn’t be interesting. The best thing about all of them is that we don’t even resemble each other and we all have different things. If they were not bad, the good would not be distinguished, and if they were all good, God would bring other peoples who make mistakes and repent to Him.

– How well do you think you can get to know people?

– I have a flaw sometimes that I trust some people who are probably not even worth hanging out with, but everyone shows their character for better or for worse.

– When do you think the true character of a person emerges?

– A person is wild when he is full, while an animal is wild when is hungry.

– What would you never agree to be said about Islam or Muslims?

– Whatever is said bad about Islam or Muslims, that thing will harm those who speak it, because Islam has been guaranteed and protected by Allah. Whereas a Muslim, when he knows himself, has no problem with what others say.

– Who is the person that lifts the weight of your heart?

– My daughter Chiara, without a doubt! She is a masterpiece!

– Are you for women in important positions in politics?

– Yes, women must be protected and they must be given the floor to demand their rights.

– Do you belong to people who like solitude or who can’t stand it?

– I like loneliness only in some cases and sometimes but not often.

– If you could go back to your 20s…

– I would be the same, a person is formed with growth and everything has its time.

– How does Silvi say “I love you”?

– Only in Albanian.(smile)

– Does a person lose himself in a reality like that of showbiz?

– Showbiz loses you if you don’t know how to be careful with fame, because fame is often a curse for a person and to be honest a great test.

– What you know how to do best in life?

– Singing!

– Whose call would make you leave the house at midnight?

– Of anyone I love with my heart.

– What is pain and what is love for you?

– Pain is something I love dearly,love is something that hurts me a lot if I don’t have it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *