Dashuria…
Kur një grua dashuron një burrë, do të donte që një ditë, ta shumëfishonte atë, nëpërmjet fëmijëve.
Kur një burri i pëlqen një grua, do të donte ta shumëfishonte menjëherë, nëpërmjet një… haremi!

Te dentisti
Një zonjushë tërheqëse shkon te dentisti:
– Doktor, të dhemb më shumë kur heq një dhëmb apo kur bën një fëmijë?
– Zonjushë, ju lutem… vendosni tani se çfarë do të bëni, që të di si ta rregulloj poltronën!

Rimishërimi
Dy miq takohen dhe nisin të bisedojnë:
– Antonio, e di çfarë do të thotë rimishërim?
– Kurrë nuk e kam dëgjuar… Ç’do të thotë?
– Po ja, po ta shpjegoj me një shembull, që ta kuptosh më mirë: E zëmë se ti vdes, të varrosin, trupi kalbet dhe fekondon tokën. Kështu, mbin bari. Kalon një lopë që e ha barin, ecën pak më përpara dhe bën një bajgë… Unë kaloj aty, e shikoj dhe them: “Përshëndetje Antonio! Sa keq paske përfunduar!”…
Antonio ndihet keq, por nuk e jep veten dhe i përgjigjet mikut: – Hëm, Xhorxh, kjo qenka interesante! Ja, të shikojmë nëse e kuptova si duhet… Po ta përsëris: E zëmë se ti vdes, të varrosin, trupi kalbet dhe fekondon tokën. Kështu, mbin bari. Kalon një lopë që e ha barin, ecën pak më përpara dhe bën një bajgë… Unë kaloj aty, e shikoj dhe them: “Përshëndetje Xhorxh! S’paske ndryshuar fare mor burrë!”.

Politikanët
Një autobus plot me politikanë, ndërsa ecën nëpër një rrugë mali, rrëzohet dhe bie poshtë, nja njëqind metra larg shtëpisë së një fshatari. Ky i fundit, del dhe, kur sheh çfarë ka ndodhur, gërmon një gropë dhe i varros të gjithë.
Disa ditë më vonë, policia gjen autobusin e rrëzuar dhe e pyet fshatarin nëse e dinte ku kishin politikanët.
– I varrosa! – thotë fshatari.
– Pse, të gjithë kishin vdekur?
– Në fakt, disa thoshin se jo, po dihet tani se sa gënjeshtarë janë politikanët…

Dua divorcin!
– Dua divorcin! – i thotë burri avokatit të tij.
– Për ç’arsye?
– Sepse gruaja ime më quajti budalla!
– Oh, po kjo nuk më duket një arsye e fortë për t’u divorcuar… – heziton avokati. – më thoni me detaje se çfarë ndodhi…
– Epo ja, – thotë burri. – Dje u ktheva në shtëpi pak më herët se zakonisht dhe e gjeta gruan time në krevat menjë burrë tjetër. Menjëherë, i bërtita: “Çfarë bën kështu Bora?” dhe ajo m’u përgjigj: “A nuk e shikon, o budalla?!”.

Plaku dhe djali
Një djalosh shikon në rrugë një plak dhe i thotë:
– Hë xhaje, gjë e keqe kjo pleqëria ëëëë?!
– Po, mor bir po… uroj të mos e provosh kurrë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *