Turguti dhe Serra bëjnë aksident dhe makina e tyre, e rënë nga shkëmbi, mer flakë. Nga ana tjetër, trupi i Sulejmanit nxirret nga varri dhe çohet për ekzaminim. Orhani, i cili kishte shkuar me urdhër të Gjarpërit për të vrarë dikë në shtëpinë e Turgutit, kur pa atje Mahirin, rebelohet dhe i kërkon Gjarpërit t’i tregojë se kë duhet të vriste. Ai ia bën të qartë se detyra e tij është thjesht të zbatojë urdhërat dhe jo të mësojë se pse dhe çfarë do të bëjë.

Ndërsa është me Sinanin, Nexhdeti mëson se Turguti ka vdekur. Nexhdeti, i lumtur, i thotë Sinanit se ishte e shkruar nga fati që të mos ishte e nevojshme ta nxirrnin ata Turgutin nga loja, por ai të vdiste. Sinanit nuk i pëlqen ky lajm dhe ia bën të qartë Nexhdetit se kur kishte thënë për ta nxjerrë Turgutin nga loja, nuk e kishte fjalën për vdekjen e tij. Sinani largohet me shpejtësi për në gazetë. Feridja e mëson lajmin nga i vëllai, ndërkohë që është në shtëpi, me të atin dhe të ëmën. Feridja shokohet dhe niset menjëherë për në polici dhe pastaj në spital. Nexhdeti i tregon Ajtenit se lutjet e saj u realizuan, pasi Turguti tashmë ka vdekur.
Feridja shkon në shtëpinë e Mahirit dhe të gjithë habiten. Ajo i tregon Mahirit lajmin e fundit, të cilin ai nuk arrin dot ta besojë. Së bashku, ata shkojnë në polici bashkë me Jasinin. Ata kërkojnë të shohin trupat, por Mahirit nuk i lejohet ta bëjë dhe ai arrin të shohë vetëm trupin e Serës, që arrin ta identifikojë, pasi fytyra e saj nuk është djegur plotësisht.
Për të identifikuar trupin e Turgutit, futet Feridja e cila u thotë se fytyra i është djegur plotësisht, por nga trupi është e sigurtë se trupi tjetër është i Turgutit. Mahiri nuk arrin ta besojë dhe hedh dyshime nëse me të vërtetë është ai… Mahiri duhet të shkojë t’i japë lajmin e hidhur nënës dhe vajzës së Serës dhe Feridja shkon me të, për ta mbështetur.
Mahiri i thotë Ferides se mendon se e gjitha kjo që ndodhi është një plan i Turgutit për të vrarë Seran dhe për t’i bërë të tjerët të besojnë se ai ka vdekur, në mënyrë që ai të ketë mundësi të ndërtojë një jetë të re, me një identitet të ri. Feridja nuk i mbështet dyshimet e tij. Kjo e fundit do të shkojë në Ankara për të dalë përballë Jurisë, nëse do të vazhdojë të gjykojë dosjen Nazif Kara dhe i ati i thotë se do ta shoqërojë. Sinani i telefonon Mehmetit për ta ngushëlluar për vdekjen e Turgutit dhe thotë se do të shkojë edhe ai me ta në Ankara…
Mahiri i kërkon Ferides që pasi të dalë para jurisë të nesrëmen, të heqë unazën dhe të bëhet e tija përgjithmonë…
Ajteni dhe Nexhdeti bëhen gati për dasmën. Ilknuri shkon në gjyq për divorcin. Mahiri nga ana e tij vazhdon të dyshojë për vdekjen e Turgutit, gjë që ia thotë dhe Jasinit. Ai pyet nëse në makinë janë gjetur paratë e tërhequra nga banka prej Seras dhe ky i fundit thotë se jo.
Përpara jursë, Feridja vihet përballë pyetjeve të ndryshme dhe në përfundim, gjykatësi i thotë se nëse edhe një herë tjetër do të vihet në dijeni se ajo po e përzien jetën profesionale me atë personale, do t’ia djegë karrierën pa e dëgjuar fare se çfarë ka ajo për t’i thënë. Sinani gëzohet që gjithçka po shkon sipas parashikmeve të tij…
Merret vendimi: Feridja është e pafajshme para akuzave dhe mund të vazhdojë punën e saj me rastin e vrasjes se prokurorit Sulejman.
Nazifi i vogël do të shkojë në burg të takojë gjyshin e tij dhe Safija i kërkon të mos i tregojë gjyshit për humbjen e nipit të tij të vogël, zhdukjen e Orhanit dhe ndarjen e prindërve të tij, por me të takuar gjyshin, ai i tregon gjithçka. Nazifi zemërohet me Safijen që i ka mbajtur gjithçka të fshehtë dhe ikën.
Gjykatësi takohet jashtë gjyqit me Mehmetin dhe i thotë se është i vetmi që beson se fejesa e Ferides nuk është një lojë, ndaj do të bëjë gjithçka për ta vërtetuar se ai ka të drejtë. Mehmeti i premton se shumë shpejt do të marrë ftesën për në dasmën e së bijës. Feridja, e dëshpëruar që i duhet ta vazhdojë këtë lojë, i lutet Sinanit të mos ia lehtësojë babait të saj qëllimin për t’i martuar sa më shpejt. Sinani e pyet nëse burim i shqetësimit të saj është Mahiri.
Ilknuri i kërkon Erdalit t’i gjejë një punë, për të ndihmuar sadopak familjen. Jasini dhe Mahiri takohen me policin i cili u thotë se në makinë është gjetur portofoli, unaza dhe karta e identitetit e Turgutit, por asnjë gjurmë nga 500 mijë lirat që ai kishte me vete. Edhe fakti që në makinë ishte një rezervuar i madh me benzinë, e bëjnë Mahirin të besojë edhe më shumë se dyshimet e tj janë të vërteta… Gjaku i viktimës përkon me atë të Turgutit, por Mahiri zbulon se ka diçka që nuk përkon mes trupit e Turgutit dhe ky është numri i tij i këmbës. Ai e merr me vete Feriden dhe e çon në shtëpinë e Turgutit, ku ajo e shikon se kjo është e vërtetë. Feridja e kupton se Turguti është gjallë.
Ajteni dhe Nexhdetin firmosin aktin e martesës, por fill pas kësaj, Nexhdeti nis të sillet ashpër me gruan e tij…
Turguti takohet me Mehmeti Saimin, i cili i dorëzon pasportën me emër tjetër, një numër llogarie dhe para… Turguti është i kënaqur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *