te pyetja e kursanteveParukierja Merita, pa frikë mund të quhet parukerja më e kërkuar nga personazhet publikë dhe jo të tillë. Nëse hyn në sallonin e Meritës, një sallon tashmë i përmasave europiane, të kënaqet syri, zemra dhe mendja, nga madhështia e mikpritjes së Meritës dhe kënaqësia që të dhuron sharmi dhe talenti i saj në realizimin e së bukurës. Ne e takuam Meritën në sallonin e saj dhe realizuam një intervistë të këndshme, por edhe të vlefshme për lexuesit e gazetës tonë!

– Merita përshëndetje! Ja ku u ritakuam… Më trego, çfarë ke bërë gjatë kësaj kohe?
– Përshëndetje dhe uroj që të jeni mirë. Unë, mirë, ja, siç e shikoni, duke punuar këtu në sallonin tim dhe duke bërë gjëra të bukura! (Buzëqesh)
– Kam parë që, përveçse zbukuron njerëz, kohët e fundit ke zbukuruar edhe sallonin…
– Po, është e vërtetë. Mendoj se kishte ardhur koha që të bëja një ndryshim rrënjësor dhe ashtu është bërë vërtet. Kam rinovuar të gjithë ambientin, e kam riarreduar sipas shijeve të mia dhe kam menduar që klientët që vijnë në sallonin tim të ndihen aty sa më rehat dhe këndshëm. Të mos u mungojë asgjë atyre në fillim, sepse kur ndihen mirë ata dhe dalin me përshtypje të mira e të kënaqur, unë ndihem dyfish e vlerësuar.
– Ke qenë e ftuar në shumë emisione në televizione të ndryshme… A ke menduar të bësh një emision tëndin, me këshilla për artin e bukur të parukerisë?
– Po që nuk e ke keq ti?! (Buzëqesh) Sinqerisht, tani, nuk më ka shkuar ndërmend, por që nuk është ide e keqe. Nëse do merrja ftesë nga ndonjë televizion, përse jo?! Unë këshilla jap çdo ditë në sallonin tim, në kafe e kudo ku kam mundur që të jem e dobishme për njerëzit që u nevojiten këto këshilla bukurie.
– Objektivi i radhës, në aspektin profesional?
– Objektivi im i vetëm ka qenë dhe do të jetë, të bëj të bukura klientet e mia dhe të dhuroj buzëqeshje. Besoj se kushdo që ka hyrë në sallonin tim, e ka kuptuar që i gjithë objektivi im ai është. Unë jam gjithë kohës në kërkim të gjërave të reja dhe të bukura, të trendeve dhe maksimumit.
– Na trego pak për gërshetat, trendin e ri të flokëve…
– Është e vërtetë që gështetat janë trendi i ri i flokëve, sidomos për stinën e verës. Kam pasur shumë kërkesa për t’i bërë flokët gërsheta sepse janë të bukura. Flokët e gjata dhe për më tepër, gërsheta, i japin femrës një pamje mjaft moderne.
– Ku i kalon fundjavat Merita?
– Zakonisht, jam në shtëpi, me djalin tim Sajmirin, ose me shoqërinë për ndonjë gotë verë apo ndonjë darkë. Më pëlqejnë mbrëmjet e qeta dhe të thjeshta.
– Cila është ëndrra më e madhe që kërkon të realizosh?
– Gjithçka që kam ëndërruar, e kam realizuar. Dua të jem gjithmonë pranë artit tim të bukurisë, parukerisë dhe estetikës, të bëj gjëra të bukura, të jem gjithmonë e preferuar nga të gjithë, ashtu si tani. E kam pasur ëndërr dhe e realizova!
– Çfarë duhet të bëjë një mashkull që të fitojë zemrën eMeritës?
– Kam përshtypjen se duhet të bëjë gjithçka dhe asgjë. Gjithçka që të më bëjë të lumtur dhe asgjë që të më mërzisë.
– Cili është tipari kryesor që të bën përshtypje te një mashkull?
– Në fizik? Nuk e di, sytë ndoshta… Sytë janë pasqyrë e shpirtit, kështu që sytë tregojnë shumë gjëra.
– Po në karakter?
– Të jetë i vendosur e i qëndrueshëm në vendimet që merr, të ketë karakter të fortë, inteligjent, të vlerësojë partneren që ka në krah dhe të jetë besnik. Nëse një mashkull i ka këto, atëhere ai mund të quhet një mashkull për të qenë. (Buzëqesh)
– Pse dita e dasmës është kaq e rëndësishme dhe cilat janë këshillat e tua për një ditë të paharruar?
– Dita e dasmës është një ndër ditët më të rëndësishme për një çift sepse ndryshon rrjedha e jetës së tyre dhe ajo ditë mbahet mend gjatë gjithë jetës. Të dy duhet të jenë të kuruar, si nusja, ashtu edhe dhëndrri, ama ne femrat jemi pak më të rëndësishme, të paktën për atë ditë sepse e gjithë vëmendja përqendrohet te nusja. Unë i kam pikë të dobët nuset dhe mundohem të bëj maksimumin tim me to. Kam zbukuruar me qindra femra në ditët e tyre më të rëndësishme dhe kam marrë falënderimet e nuseve të mia. Unë ju thashë, i kam pasur pikë të dobët nuset dhe vazhdoj t’i kem. Kështu, nëse ato duan të kenë diçka të paharrueshme ditën e dasmës së tyre, duhet të provojnë duart e Parukeri Estetikë Meritës. (Buzëqesh)
– Çfarë ka ndryshe, të veçantë, Merita, nga parukieret e tjera?
– Këtë pyetje duhet t’ua bëni të gjithë personazheve publikë dhe të gjitha klienteve të mia, që ta mësoni të veçantën time. (Buzëqesh)
– Meqë jemi te personazhet publike, sallonin tënd e vizitojnë shumë të tillë, apo jo?
– Po, kanë gjetur rehati bukurie tek unë, duke filluar që nga Arta Bajrami, Enxhi Kamenica, Anjeza Branka, Poni, Elisabeta Marku, Maja, Sofia e Zonës së Lirë e shumë të tjera, që të më falin nëse nuk ua përmend emrat sepse janë shumë.
– Je mësuese e rreptë për kursantet e tua?
– Jam paksa e rreptë, sepse dua që të mësojnë dhe të dinë gjithçka rreth artit të bukur të parukerisë. Unë kam pasur dhe kam në sallonin tim shumë kursante që kanë dalë profesioniste nga këtu dhe që më kanë falendëruar për gjithçka kanë mësuar nga unë.
– Çfarë nuk fal dot Merita?
– Ah, mashtrimin dhe tradhtinë, nuk do t’i falja kurrë! Mund të fal gjithçka, por këto të dyja, jo.
– Cili është virtyti që vlerëson më shumë te vetja?
– Jam shumë altruiste dhe e dhembshur.
– Vesi?
– Nuk e di, nuk besoj se kam vese.
– Je natyrë nostalgjike?
– Jam shumë nostalgjike dhe më pëlqen që ndonjëherë të ulem e të kujtoj momentet më të bukura të jetës sime, që kanë qenë të shumta.
– Realiste, apo ëndërrimtare?
– “Ëndërroj dhe bëj realitet!”. Kjo është motoja ime.
– Kam vënë re që luan shpesh me lukun tënd. Ku e ndjen veten më mirë?
– Është e vërtetë që më pëlqen të luaj me lukun tim sepse jam shumë e dhënë pas bukurisë dhe dua të eksploroj sa më shumë në këtë fushë. Jam te modernia dhe te klasikja. Ndonjëherë, të ndërthurura bashkë, janë një shpërthim i vërtetë!
– Ku i kalove pushimet?
– Faktikisht, këtë verë kam pasur shumë punë në sallon dhe nuk kam mundur të bëj pushime të vërteta, por besoj se do të shkoj të pushoj diku shumë shpejt.
– Çfarë do të na thuash në fund të kësaj interviste?
– Ç’mund të them më shumë se çfarë u tha?! (Buzëqesh) Merita ju ka shumë për zemër, ju do, ka bërë, bën dhe do të bëjë maksimumin që t’ju bëjë të bukura, kështu që ju pres çdo ditë në sallonin tim, që besoj se e dini se ku është, te Rruga e Durrësit, tek ish-blloku i ambasadave. Mund të më telefononi në 0695368390. Ju mirëpres dhe do takohemi së shpejti me shumë gjëra të reja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *