Mikrosofti ka debutuar në tregun e teknologjisë që mbahet në trup, duke shpikur një byzylyk të teknologjisë së lartë, që u shërben atyre që bëjnë fizkulturë. Kjo pajisje quhet Microsoft Band dhe për momentin, është e disponueshme vetëm në SHBA, me çmim 199 euro.

Kjo pajisje do të monitorojë 24 orë shëndetin e pronarit të saj. Ajo jep të dhëna për kaloritë e djegura, rrahjet e zemrës dhe orët e gjumit, në mënyrë që pronari i saj të japë maksimumin në sport. Byzylyku përbëhet nga një material plastik termal elastomer, që rregullohet sipas perimetrit të kyçit të dorës. Ai përmban edhe një GPS që tregon distancën që përshkon ai që bën vrap, si edhe ritmin e rrugën që ka bërë. Ai është i lidhur me celularin me Bluetooth. Pronari i tij mund të përcaktojë se çfarë të dhënash kërkon të ketë në kyçin e dorës, të cilat mund të sinkronizohen me celularin. Pajisja ka më shumë sensorë se çdo byzylyk tjetër i këtij lloji i krijuar deri më sot, ndër të tjera, sensorë për dritën e mjedisit, për temperaturën e trupit, për rrzet UV, etj. Kjo pajisje numëron kaloritë që ti djeg çdo ditë. Kështu, mund të bësh një bilanc ditor apo javor dhe të përcaktosh objektiva. Bateria e tij zgjat 48 orë, nëse përdoret normalisht. Gjithashtu, në të mund të kesh lidhje me Facebook-un dhe email-in. Me një fjalë, kjo pajisje, për momentin, është më e përparuara në llojin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *