Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Pse shkakton alergji veza?

– Ju përshëndes doktoreshë Mira! A mund të më thoni, a shkakton alergji veza, sidomos e kuqja? E shoh sa herë që ha vezë, sikur më skuqet pjesa e qafës dhe kam kruarje. Problemi është se unë nuk rri dot pa ngrënë vezë. Çfarë ka veza që shkakton alergji? A mund ta kaloj këtë alergji, a shërohet? Unë jam 30 vjeçe dhe fatkeqësisht, i konsumoj shumë edhe ëmbëlsirat. Po nuk hëngra, bëhem keq. Nuk jam e shëndoshë. Shenjat e alergjisë i kam të tipit lotim sysh e ndonjëherë, më zihet fryma. S’di si të veproj, se më shqetëson kjo gjë. Çfarë ilaçi më rekomandoni?

Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Faleminderit për përshëndetjet tuaja. Veza është një nga shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë nga ushqimet. Gjithashtu, veza është një nga alergjitë më të hershme në jetën e njeriut dhe po ashtu, një fëmijë që paraqet alergji nga veza në muajt apo vitet e para të jetës, na tregon neve si mjekë alergologe që ky person do ketë shumë mundësi të ketë sëmundje alergjike që do ta shoqërojnë gjatë jetës së tij.

– Në rastin tuaj, që jeni 30 vjeç, kjo alergji duhet të jetë një indikator shumë i rëndësishëm për t’iu referuar një mjeku alergolog. Ju keni shkruar që keni edhe marrje fryme dhe lotim, përveç alergjisë në lëkurë, që e keni nga veza. Unë ju këshilloj të konsultoheni sa më shpejt me mjekun alergolog për të marrë mjekimin dhe rekomandimet për gjendjen e parandalimin e rëndimit të saj. Jeni e mirëpritur për një vizitë edhe pranë poliklinikës tonë. Me respekt Dr. Mira.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ju pyesni Mjeku pergjigjet...

Next Post

Stresi po më zë frymën...

Advertisement