Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Linda fëmijë kur isha e paralizuar...
Shkënda Dubova: Një femër pa vithe dhe pa gjoks, nuk quhet femër!
Vaj i ullirit e mbron organizmin nga ndotja

Shkënda Dubova: Një femër pa vithe dhe pa gjoks, nuk quhet femër!

Ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur këndonte këngën “Tutu” e cila qoftë për ritmet, qoftë për hijeshinë që përcillte Shkënda, tërhoqi shumë vëmendje. Më pas, këngëtarja vijoi me klipe të njëpasnjëshme, bashkëpunime me kompozitorët më të njohur dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme muzikore siç ishte Top Fest. Një cmim si këngëtarja më e mirë femër dhe, duket se vajza nga Gjakova, ka tashmë diçka tjetër që i intereson po aq sa dhe muzika… biznesi! E megjithatë, ekrani e tërheq si me magnet… A do t’i mungojë atij edhe për shumë kohë?! Ajo premton që jo…

 

– Shkënda, ndërkohë që prisnim ndonjë klip të ri nga ti, mësojmë se qëndron në krye të një qendre dobësimi që mban emrin tënd. Ç’është ky pasion i ri? Si e nise këtë rrugë?

Advertisement

Po, u bënë tanimë dy vjet që e bëj këtë punë dhe mund të them se është ajo së cilës edhe i jam përkushtuar më shumë. Ideja ishte se te ne ishte nevoja për një qendër të tillë; në Kosovë mungonte.

– Ke qenë modele, ke pasion këngën, fotografinë… Tani, je edhe pronare e një qendre dobësimi… Ky “lundrim” nëpër fusha të ndryshme të artit, ndodh sepse nuk gjen veten apo se të pëlqen të eksperimentosh?

– Unë jam natyrë që i pëlqen të eksperimentojë dhe të rrezikojë në cdo punë që fillon, por mendoj se e kam gjetur veten te ky profesion, pasi ndërsa unë këshilloj klientët, stafi e kryen punën dhe kujdeset për ta.

– Edhe pse klientët janë të kënaqur, fansat duhet të jenë qejfmbetur për mungesën në ekran. Po mendon t’ua shpërblesh durimin?

– Hëm, fansat më kanë ndihmuar shumë në këtë biznes që kam tani dhe i falënderoj për çdo marketing dhe mbështetje. Besoj se edhe unë nuk do ta lë me kaq, do t’ua shpërblej sa më shpejt me një këngë. Në fakt, po mendoj për 3 këngë që do t’i sjell tani së shpejti, të shoqëruara me klipe.

– Cila është mënyra që ke zgjedhur për promovimin e qendrës?

– Sigurisht që marketingu më i mirë ka qenë emri im në muzikë, por edhe intervistat e ndryshme që kam dhënë nëpër media këtu në Kosovë.

– Cilët janë kolegët që e kanë vizituar qendrën me qëllimin për të humbur kile dhe ia kanë dalë?

– Ka pas shumë e ndër ta mund të përmend: Vedat Ademi, Genta Ismaili, Gili, Ermal Fejzullahu e shumë të tjerë.

– Personat publikë apo ata të zakonshëm janë më të interesuar për linjat e duhura?

– Ata të zakonshëm, më shumë.

– Çfarë raporti ke ti vetë me trupin tënd?

– E dua trupin tim, kujdesem për të.

– Të ka ardhur dikush në qendër të të thotë “dua trupin tënd, linjat e tua”?

– Unë pres të më vijë dikush e të më thotë që nuk do linjat e mia, pasi e kundërta ndodh gjatë gjithë kohës. Klientët më thonë gjithmonë se dëshirojnë linjat e mia. (Buzëqesh)

– Nëse një këngëtare që ka shtuar në peshë, vjen dhe të thotë: “Dua të më dobësosh këmbët dhe barkun, por kurrsesi vithet dhe gjoksin, ndryshe mbeta pa punë”, çfarë do t’i thoje?

– Do t’i thoja që e kemi këtë mundësi që ta realizojmë në këtë formë sepse edhe unë e dua këtë mënyrë dobësimi. Le ta pranojmë; një femër pa vithe dhe pa gjoks nuk quhet femër, pa marrë parasysh nëse është këngëtare, biznesmene apo shtëpiake.

– “Unë nuk besoj fare në dashuri”, thua ti… Është e mundur kjo?

– Besoj në respekt, besoj që duhet me e nda jetën me një person, por jo në dashuri, asnjëherë!

– Cili është parimi yt në lidhje me meshkujt?

– Është shumë i thjeshtë, të jesh e pavaruar, gjithmonë. (Buzëqesh)

– Pret të besojmë se një vajzë si ti nuk është e dashuruar aktualisht?

– Mua nuk më pëlqen të flas shumë rreth jetës private, por le të themi se tani për tani, nuk kam askënd.

– Kur e sheh veten me një fëmijë në krah dhe sa të tillë do të doje të kishe?

– Fëmijët i dua shumë. Nuk kam ndonjë ndjenjë të veçantë aktualisht, por kam dëshirë që në një të ardhme, të kem shumë fëmijë.

– Diku lexova që shpreheshe se ishe gjumashe dhe të gjithë e dimë se gjumi ka lidhje edhe me bukurinë… Për çfarë do ta sakrifikoje gjumin e bukurisë?

– Po, është e vërtetë, e dua gjumin. Ndoshta për fëmijën tim kur ta kem, do ta sakrifikoj, për tjetër gjë jo.

– Diçka që i mungon ditës tënde…

– Përpiqem të mos i mungojë asgjë.

– Sa rrugë të hap të qenit e bukur në muzikë?

– Te ne është e sigurtë se të hap shumë dyer, dyer dhe dritare madje. (Buzëqesh)

– Do ta braktisje këngën nëse një ditë zgjohesh jo kaq e bukur sa më parë?

– (Buzëqesh) Paksa e komplikuar, hëm… nuk di… Uroj të mos ndodhë!

– Çfarë quan ti të bukur?

– Një vajzë me klas, me flokë të rregullta, me një grim të lehtë dhe shumë femërore.

– Në një operacion plastik, ç’ndërhyrje do t’ia lejoje vetes pas ndërhyrjes në gjoks, që ti vetë e ke pranuar?

– As edhe një ndërhyrje tjetër. E kam mbyllur me kaq!

– Lajmi i fundit që të ka tërhequr vëmendjen…

– Hëm, çrregullimi i kohës, parashikimet e botës po më bëjnë përshtypje dhe po i lexoj këto kohë.

– Klipi që një kolege ka nxjerrë këto ditë dhe të ka pëlqyer…

– Ai i Genta Ismailit me Ardian Bujupin po më pëlqen shumë.

– Cili do të ishte reagimi nëse… në një event, del që një kolege ka veshur të njëjtin fustan si ti?

– Kjo do të ishte e vlefshme për një skenar ëndrre të keqe. (Buzëqesh) As nuk dua ta mendoj veten në një situatë të ngjashme.

– Po nëse i dashuri prish mbrëmjen tuaj romantike, për një ndeshje të rëndësishme futbolli?

– Ai nuk do ta bënte! (Qesh)

– Çfarë të befason?

– Me befason kur del në shesh diçka e vërtetë ose ndonjë gjë e paparamenduar.

– Çfarë do të të dukej çmenduri tani?

– Do të më dukeshin pjesa më e madhe e gjërave që bënim dikur me shoqërinë, si qëndrimi gjithë natën klabeve dhe xhiro gjithandej si të çmendur me makinë.

– Ke bërë shumë të tilla?

– Kam bërë vërtet shumë. (Qesh)

 

Shenja e horoskopit: Dashi

Dëshira më e madhe: Suksesi në çdo gjë që bëj.

Tipi i makinës: Makina që e posedoj dhe që më pëlqen, x6

Celulari: Iphone

Ngjyra e preferuar: Ngjyra e bardhë

Kompozitori shqiptar që do të zgjidhje: Ka shumë kompozitorë të mirë, nuk po mund të them një emër!

Ushqimi të cilit nuk i ndahesh: Sallatë kapreze, thuajse çdo ditë.

Idhulli yt: Sharon Stone

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Linda fëmijë kur isha e paralizuar...

Next Post

Vaj i ullirit e mbron organizmin nga ndotja

Advertisement