Polici
Polici pret në spital të dalë gruaja që ka hyrë për të lindur. I thonë se fëmija lindi dhe polici futet brenda. Fëmija, në fakt, është zezak dhe infermierja, duke e parë se sa bjond ishte i ati, nuk heziton dhe e pyet:
– Më falni, fëmija juaj është?
– Ka shumë mundësi… – përgjigjet polici. – Gruaja ime gjithmonë i djeg gjërat!

Demat
Një vajzë fshati është mbështetur në murin rrethues të kopesë së demave kur vjen një makinë, nga e cila zbret një zotëri e i thotë:
– Dua të flas me babain tënd.
– Babi është i zënë, por nëse jeni i interesuar për të blerë një dem, jua tregoj unë çmimet. Një dem me pemë gjenealogjike dhe me rezultat të sigurtë, kushtoon 500 euro; një që ka garanci në rezultat, por nuk ka pemë gjenealogjike 250 euro, kurse një dem pa garanci dhe pa pemë gjenealogjike, 100 euro…
– Moj vajzë… Dua të flas me tët atë sepse vëllai yt ka lënë shtatzënë vajzën time…
– Ah… atëhere duhet të prisni patjetër tim atë, se vëllait nuk ia di çmimin…

Telefonata e çuditshme
Një çift është në kuzhinë, kur bie telefoni. Përgjigjet burri:
– Alo! Po? E nga ta di unë? Telefonoji policisë rrugore!
Gruaja e pyet se kush ishte dhe burri i përgjigjet:
– As që e kam idenë… Ishte njëri që pyeste nëse rruga ishte e lirë…

Vdekja
– Shpresoj të vdes në gjumë, si gjyshi im…
– Pse?
– Po më mirë të vdesësh në gjumë sesa duke bërtitur, siç vdiqën pasagjerët e tij!

Martesa e dytë
Dy miq takohen me njëri-tjetrin pas shumë kohësh. Njëri, duke e ditur se tjetri ishte martuar sërish, e pyet:
– Aman, më fal për kuriozitetin, po kam kohë që e vras mendjen… Mirë që të vdiq gruaja, po pse u martove së dyti, pikërisht me motrën e saj?
– Eh… ty mund të ta them të vërtetën! Nuk pata kurajo t’ia nisja nga e para, me një vjehrrë tjetër!

Filmat porno
– Përse gratë i shohin deri në fund filmat pornografikë?
– Sepse mendojnë se në fund, ata… do të martohen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *