Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Me botoks, bie në peshë!

Botoksi, terapia e njohur kundër rrudhave, po studiohet tashmë si një mënyrë e re për të luftuar obezitetin, në një studim të ri me pacientë vullnetarë në Norvegji. Studiuesit kanë vërejtur se, kur injektohej botoksi në muskujt e stomakut, ulej shpejtësia e udhëtimit të ushqimit në stomak e, për pasojë, pacienti ndjehej i ngopur për një kohë më të gjatë dhe hante më pak. Studimet që janë bërë me kafshët kanë treguar se, me këtë metodë, mund të humbasësh deri në një të tretën e peshës brenda 5 javëve. Të rriturit obezë janë të shumtë, ndërsa rrugët që duhet të ndjekin janë: Ndryshimi i mënyrës së të ngrënit, fizkultura dhe disa ilaçe. Në disa raste serioze zgjidhet rruga kirurgjikale për zgjidhjen e problemit. Sigurisht, ndërhyrja kirurgjikale ka edhe pasojat e saj, si krijimi i gurëve në tëmth për shkak të ndryshimit të shpejtë të masës trupore, por edhe të vjellat e shpeshta. Sipas studiuesve, mënyra me botoks ka më pak pasoja dytësore, ndërhyrja është më e lehtë për pacientin dhe çmimi, shumë më i lirë se operacioni. Terapia bazohet në helmin që prodhohet nga bakteria Clostridium botulinum dhe vepron duke bllokuar sinjalet që shkojnë nga nervat në muskuj, duke reduktuar kështu kontraktimet e tyre me rreth 50%! Studiuesit duhet të thellojnë studimet e tyre, që të kenë një imazh më të plotë, pasi mendohet se deri tani, studimet kanë qenë të kufizuara dhe jo të konceptuara mirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

6 udhëtime të paharrueshme!

Next Post

BARCALETA TE REJA

Advertisement