HOROSKOPI KINEZPajtueshmëria Bualli

Bualli-Qeni
Lidhja mes një Bualli dhe një Qeni ka pak shanse të përfundojë mirë. Ndryshimet mes këtyre dy kokëfortëve janë të shumta dhe nuk lejojnë që ata të dy të merren vesh dhe të jetojnë së bashku. Bualli është shumë i lidhur pas vlerave të tij tradicionale dhe do t’ia imponojë ato gjithë familjes, por partneri i tij i shenjës kineze të Qenit, nuk dëgjon nga ai vesh. Qeni e urren monotoninë dhe i pëlqejnë surprizat. Por, si të kesh surpriza nga një partner si Bualli? Qeni dhe Bualli ndjehen të zhgënjyer që nuk kënaqin natyrën e tyre të thellë. Megjithatë, lidhja mes një Qeni dhe një Bualli mund të ketë sukses. Për këtë duhet që Qeni të bëjë sakrifica të shumta dhe të pranojë të hyjë në kuadrin e caktuar nga Bualli. Nëse Qeni është grua dhe pranon këtë lëshim, ajo do të jetojë e lumtur me burrin e saj të shenjës së Buallit.

Bualli-Derri
Me Derrin është e lehtë të bashkëjetosh dhe lidhja e tij me Buallin mund të shkojë mirë, sidomos nëse Derri i pëlqen realisht Buallit. Ashtu si Derri, Buallit i mungon imagjinata, por kjo nuk është arsye për të qenë fatkeq. Ai që shkakton probleme në çift është karakteri i keq i Buallit, shumë autoritar dhe që i ndjek rregullat një më një. Partneri i lindur në shenjën kineze të Derrit mund të mërzitet dhe të mos durojë qortimet e përditshme të Buallit. Por, me pak inteligjencë, Derri mund ta zbusë Buallin me humor të keq, sidomos nëse Derri është gruaja në çift. Mjafton që ajo t’i japë të drejtë Buallit për arsye simbolike. Bualli këmbëngul në supermarket për të blerë akullore me luleshtrydhe dhe jo me vanilje? Derri i lë rrugë dhe i ruan kartat e tij për subjekte që kanë rëndësi.
Pajtueshmëria e shenjës së Tigrit

Tigri-tigri
Lidhja mes dy të lindurve të shenjës së Tigrit nuk ka shumë shanse për të mbijetuar. Në fakt, pas martese, gjërat ndëlikohen mes tyre. Është e qartë se dy Tigrat e vlerësojnë njëri-tjetrin. Ata janë që të dy të apasionuar dhe kanë të njëjtat qendra interesi, prandaj nuk mërziten kurrë kur janë bashkë. Kështu, të paktën në fillim, ata formojnë një çift të përkryer dhe që duhen shumë. Por kujdes, edhe gjërat e mira e kanë një fund. Çifti i formuar nga dy të lindur në shenjën e Tigrit dëmtohet nga angazhimet. Sapo dy Tigrat fillojnë të bashkëjetojnë ose martohen, shtohen edhe zënkat e larja e hesapeve dhe pasioni që kishin dikur, nuk është më veçse një kujtim i largët. Çifti ndahet nëse njëri nga Tigrat nuk ulet para tjetrit dhe shpesh është gruaja Tigër ajo që bën lëshime për të mirën e familjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *