Horoskopi 25-31 maj

Dashi
Urani dhe Jupiteri vazhdojnë t’ju sjellin pozitivitet. Përfitoni prej tyre që të bëni gjithë ndryshimet e nevojshme për të përparuar në jetën tuaj. Nëse ju propozojnë një vend të ri pune, kapeni rastin pa e pyetur veten nëse jeni në lartësinë e duhur. Rregulloni shtëpinë; kështu do të gjeni mënyrën për të pasur më shumë hapësirë dhe për të hequr qafe gjërat që s’ju duhen. Edhe mendjen tuaj duhet ta zbrazni nga gjërat e panevojshme, të largoni disa ide që nuk ju lënë të bëni përpara.

Demi
Hëna e re në shenjën e Demit mund t’ju shkundë emocionalisht. Për fat të mirë, gjërat do të përmirësohen nga fundi i javës. Mos merrni asnjë vendim përfundimtar në fillim të javës. Do të pendoheni, sepse do të bëni një zgjedhje që nuk i korrespondon natyrës suaj, sidomos përsa i përket punës. Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të re, për të banuar, ose thjesht për pushime, vazhdoni kërkimet, sepse jeni në një periudhë shansi për të gjetur vendin ideal, me një çmim të mirë.

Binjakët
Marsi dhe Mërkuri në shenjën tuaj ju inkurajojnë të shfrytëzoni për punën rrjetin e gjerë të miqve. Ju komunikoni me lehtësi për gjërat që dini të bëni. Marsi ju bën agresivë në drejtimin e automjetit. Kujdes, mos u tregoni të padurueshëm, mos e kaloni rrugën me semafor të kuq, sepse mund të pendoheni… Në dashuri, flirtoni me një numër mbresëlënës partnerësh potencialë. Ju kërkoni njerëz me kulturë dhe ata, gjithashtu, duhet të ndjekin ndryshimet tuaja të humorit. Mund të takoni një partner/e më të ri/re në moshë, por të pjekur.

Gaforrja
Afërdita ju shtyn të zbukuroheni. Ju mund të keni dëshirë të ndryshoni model flokësh, të blini rroba të reja… jeni në kërkim. Nëse jeni vetëm, jeni gati të bëni një takim dhe bëni gjithë përpjekjet e duhura për këtë, qoftë nëpërmjet rrjetit të shoqërisë apo internetit, dilni shpesh, etj. Nëse jeni në çift, mbase është momenti për t’i marrë gjërat më seriozisht, por kjo duhet bërë nga të dyja palët, jo vetëm nga ju.

Luani
Ju përfitoni nga jeta në maksimum; çdo moment ka rëndësi, një dalje me shoqërinë, të bëni pazar, një provim pune… Ju i keni të gjitha shanset në anën tuaj për të arritur një objektiv që dëshironi, sepse ju ndihmon Jupiteri, pra, ia vlen të përpiqeni, si për gjërat e lehta, ashtu edhe për ato të vështira. Edhe nëse shtoni pak në peshë, është faji i Jupiterit. Ju e keni të vështirë të mbani dietë, sepse nuk doni ta privoni veten. Vazhdoni deri më 11 gusht, derisa Jupiteri të jetë në shenjën tuaj.

Virgjëresha
Do të ndjeheni mirë me veten tuaj këtë javë. Keni një program pune pak të lehtë, mbase do të bëni ndonjë ditë pushimi, ose thjesht do të vendosni se nuk duhet të punoni vetëm ju, por edhe të tjerët. Edhe në dashuri ju vendosni të mos bëni më shumë sesa bën tjetri për ju. Ai/ajo duhet të përpiqet më shumë. Nëse jeni vetëm, jeni mjaft kritike dhe ndjeheni mirë dhe jo dhe aq vetëm. Ju keni miq, një familje, një punë, pra, nuk keni kohë të mërziteni.

Peshorja
Saturni është në shenjën tuaj dhe ju bën ta shihni gjithçka me sy kritik. Ju shihni gjithçka që nuk shkon te të tjerët, por nuk do të kurseni as veten tuaj. Do të keni një gjykim pak të ashpër dhe më pak tolerant se zakonisht, por pa qenë mizorë, apo të këqinj. Do të merrni vendime të rëndësishme përsa i përket punës suaj dhe do të bëni një hap të madh. Ju takon juve të vendosni se për çfarë keni më shumë nevojë dhe çfarë duhet të evitoni, për të mos u ngarkuar shumë.

Akrepi
Kujdes, këtë javë mos merrni vendime financiare të rëndësishme. Ju mund të bëni shpenzime më të mëdha sesa mendoni, ose të mos i keni llogaritur mirë gjërat. Gjithashtu, mund të keni kontrolle burokratike në punë, me dokumentet, të cilat duhet t’i vini në rregull. Sigurisht, është bukur të blesh gjëra për veten, por verifikoni që më parë të keni bërë pagesat e domosdoshme. Mos u ndjeni gjithmonë të detyruar të ftoni shokët/shoqet në shtëpi, apo lokal.

Shigjetari
Mërkuri dhe Marsi në shenjën e Binjakëve ju bëjnë të irritueshëm me partnerin/en. Ju mendoni se ai/ajo ju vë nën presion dhe kështu, i ktheheni… Keni nevojë për kohë për veten tuaj. Saturni ju shtyn të rregulloni, organizoni e të vini gjërat nëpër vende, pra, nuk jeni shumë i disponueshëm për dashurinë dhe romancën. Ju keni nevojë të lëvizni dhe të bëni diçka, qoftë edhe për të rregulluar dosjet në punë. Kjo ju qetëson nervat. Profesionalisht, jeni në formë. Do të jetë një javë efikase.

Bricjapi
Plutoni ju jep energji dhe shtysë, por ju përpiqeni të rezistoni, duke ndjekur zakonet e përditshme të jetës, ndërkohë që jeta ju kërkon të bëni të kundërtën. Një program i ri në punë, një shef i sapoardhur, rregulla të reja në ndërmarrjen tuaj, ligje që duhen ndjekur. Jeta juaj është në ndryshim e sipër dhe ju do të bënit më shpejt përpara, nëse do t’i pranonit që në fillim këto ndryshime. Në çift do të shijoni shoqërinë e këndshme të njëri-tjetrit. Nëse jeni vetëm, një takim në punë mund të jetë interesant.

Ujori
Këtë javë, dashuria do të jetë prioriteti tuaj. Ju do të bëni vetëm gjërat e domosdoshme në punë dhe asgjë më shumë. Një takim i ri do të eksitojë beqarët. Është koha të zbuloni gjërat e përbashkëta që keni. Përfitoni pra nga këto momente të bukura dhe tregoni gjërat më të mira që keni në vetvete. Nëse jeni në çift, Jupiteri ju sjell një dozë të mirë optimizmi dhe ju do të shkoni shumë mirë së bashku. Një shok/shoqe e vjetër rishfaqet në jetën tuaj. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni të kënaqur.

Peshqit
Do të jeni pak konfuzë për shkak të Neptunit. Kështu, do ta keni të vështirë të gjykoni nëse një gjë është e dobishme për ju, apo jo. Ju mund të bëni një punë të madhe, që nuk shërben për asgjë, sepse nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, ose sepse shefi ka ndërruar mendim. Ose ju mund të mësoni shumë për një provim dhe ditën e caktuar, të mos shkoni, sepse jeni sëmurë! Merreni shtruar këtë javë, bëni vetëm gjërat më të domosdoshme dhe mos merrni vendime shumë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *