E dashur Lorela dua të të përshëndes si fillim se dhe përgjigjet e tua janë po aq të bukura sa edhe ti vetë je. Unë jam një zonjë 42 vjeçe nga rrethinat e Tiranës dhe kam 6 vjet e martuar. Martesa jonë shkonte për bukuri dhe me burrin kuptoheshim mjaft mirë por nuk e di pse ka rreth 6 muaj që bëhet nervoz ose qesh pa e kuptuar arsyen. Më bërtet herë pas here edhe për gjënë më të vogël dhe më pas pendohet e më kërkon falje. I them pse i bën këto dhe më përgjigjet nuk e di as vetë se kuptoj pse-në di vetëm që jam shumë nervoz dhe nuk e kontrolloj dot veten. Ju si ma shpjegoni këtë situatë, çfarë duhet të bëj? Jam shumë e mërzitur nga këto rrethana.

 

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falënderoj për vlerësimin dhe që na ndjek. Këto që ti tregon nuk janë të mjaftueshme për të arritur në një përfundim shumë të saktë dhe të vetëm. Nervozizmi mund të jetë rrjedhojë e shumë arsyeve, faktorëve apo situatave. Ka raste që është shfaqje  e një problemi psikologjik, e një çrregullimi personaliteti, e një situate shumë stresante, e një luhatjeje fizike hormonale. Në radhë  të parë, ti duhet të përpiqesh të komunikosh me të jo duke e akuzuar që pse po sillet në këtë mënyrë por duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë e shtyn të shfaqë këtë sjellje. Ka ndodhur ndonjë gjë në jetën tuaj së fundmi që e bën atë të humbasë ekuilibrat dhe të mos jetë i qetë? A ka lidhje kjo ngjarje me ndonjë situatë të pakëndshme që mund t’i ketë ndodhur në mjedisin e punës? A i shfaq këto sjellje që për ty janë problem në mjedise të tjera me persona të tjerë apo vetëm në familje? A ka luhatje të tjera në humor, në mënyrën e të ushqyerit dhe të gjumit?  A vazhdon ai normalisht rutinat e tjera të jetës dhe angazhimet apo ka ndryshime dhe në aspekte të jetës, si psh. mbyllje në vetvete, pakënaqësi, mungesë dëshire për të punuar? A ka ndodhur ndonjë gjë kohët e fundit përpara se të fillonte të shfaqje këtë nervozizëm dhe këto sjellje, pra a mendon se mund të ketë ndonjë ngjarje që i paraprin këtyre ndryshimeve sjellore?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *