Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 9 mars-15 mars

Dashi

Kjo do të jetë një javë e veçantë; Afërdita, Marsi dhe Urani do të jenë në shenjën tuaj. Nëse jeni beqarë, shanset për t’u takuar me dikë do të jenë maksimale, s’ka rëndësi vendi apo mënyra e prezantimit, si për shembull nëpërmjet internetit, ose me prezantim nga shoqëria. Dilni, bëni gjëra që nuk i bëni zakonisht, eksploroni internetin, tregohuni guximtarë. Nëse ju pëlqen dikush, dërgojini atij/asaj sinjale të qarta. Të gjithë kanë frikë nga refuzimi, prandaj ndihmojeni atë të kuptojë se ju intereson. Nëse jeni çift, lidhja juaj do të bëhet më e fuqishme. Edhe zënkat e vogla janë pozitive, falë pajtimit në shtrat, që nxit libidon tuaj.

Demi
Do të ndjeheni paksa të lodhur dhe të nervozuar, sepse nuk keni shumë energji. Dëgjoni trupin tuaj. Vullneti është i mirë, por nëse keni dëshirë të flini herët, duhet të shkoni të flini. Ju jeni një shenjë pranverore, pranvera po vjen dalëngadalë, kështu që edhe forma juaj do të rikthehet. Gjithashtu, ndjeheni të zhgënjyer nga partneri/ja, kështu që zemërimi juaj i grumbulluar, do të shpërthejë papritur e në përmasa të mëdha. Provoni jogën apo meditimin, para se të shpërtheni. Një shok/qe ka ndikim të mirë te ju. Takojeni më shpesh sepse ju qetëson dhe ju pasuron botën e brendshme.

Advertisement

Binjakët
Ju ndjeheni gati për të shpërthyer për shumë arsye… Për shembull, e keni bezdi të prisni semaforin jeshil, ju nervozon një person shumë i ngadaltë, një person që nuk u përgjigjet e-maileve tuaja. Planetet në shenjën e Dashit ju aktivizojnë negativisht, por edhe pozitivisht, sepse do t’u thoni të vërtetën personave që kanë nevojë ta dëgjojnë atë. Në punë, disa ndryshime ju bezdisin, por ju jeni gati të mbroni pozicionin tuaj nëse ju sulmojnë. Në dashuri, doni të lani disa llogari dhe të sqaroni situatën, por tregohuni diplomatë.

Gaforrja
Do të keni një moment ankthi në fillim të javës, sepse nuk jeni të sigurtë se mund të bëni gjithçka në kohën e duhur në punë. Shefi ju ka vënë nën presion dhe ju ia vini fajin vetes suaj. Doni një shtesë në rrogë, ose të ruani vendin e punës, prandaj bëni ç‘është e mundur për të provuar se e meritoni. Nëse jeni beqarë, do të intrigoheni nga një i saponjohur dhe nuk do të dini ç’të bëni, i dërgoni shikime, por jo fjalë… ende jo. Durim, ai/ajo do ta kuptojë nëse ju do të tregoheni këmbëngulës.

Luani
Saturni është në shenjën tuaj bashkë me Jupiterin, gjë që ju bën me humor të lëvizshëm. Por, sapo shoqëria ju fton të dilni me të, ju ndjeheni në formë dhe jeni shend e verë. Në dashuri, nuk shkëputeni dot nga partneri/ja… Një puthje këtu, një shtrëngim duarsh atje, si dy zogj në të njëjtën fole. Një e ardhur financiare e papritur do t’ju gëzojë shumë, por ju do të dini se çfarë do të bëni me këto para.

Virgjëresha
Saturni do t’ju lërë pak të qetë dhe ju do të përfitoni nga kjo për t’u relaksuar paksa në punë. Do t’i lini gjërat të rrjedhin vetë, me shpresë se situata do të përmirësohet. Në çift, ju i merrni vendimet për të dy, harroni t’i kërkoni mendim edhe tjetrit, megjithatë do të dini të manovroni për t’ia dalë mbanë. Duhet të bëni pak kujdes me paratë, sepse kohët e fundit nuk keni pasur shumë të ardhura, por edhe në këtë drejtim, do të dini si të veproni.

Peshorja
Gjendja në punë do të jetë e ndërlikuar, do të përpiqeni të vini rregull në aktivitetet e ndryshme dhe kjo do t’ju bëjë të ndjeheni nën presion për ta bërë gjithçka shpejt. Bëni një listë prioritetesh dhe përpiquni t’i përmbaheni asaj. Çdo veprim i kryer do t’ju ngrejë moralin. Nuk do të keni kohë të flisni me shoqërinë nëpërmjet internetit, por keni arsye të forta për këtë. Edhe në shtëpi do të keni plot punë, të cilat nuk do të arrini t’i bëni dot. Ju nuk mund të bëni gjithçka; në fillim puna e pastaj të tjerat.

Akrepi
Nëse jeni beqarë, do të keni të gjitha shanset për të bërë një takim të bukur, shumë romantik dhe me pak idealizëm brenda. Ju keni shumë pika të përbashkëta dhe kjo ju bën të ndjeheni mirë. Në çift, lidhja është e fortë, ju do të kuptoheni mirë në gjithë gjërat (ose aty afër). Në punë, gjithçka shkon shpejt, ritmi është i fuqishëm, por juve ju pëlqen. Për më tepër, punoni me njerëz që i doni, pra, çdo gjë shkon mirë. Kujdes me shpinën sepse qëndroni shumë ulur. Bëjeni zakon në lëvizni nga karrigia çdo orë.

Shigjetari
Saturni ju ngadalëson dhe ju bën më të matur, por planetet në shenjën e Dashit ju shtojnë dinamizmin. Ju keni dëshirë për të bërë gjëra të reja në punë, kërkoni ide për të bërë diçka që ju pëlqen, por edhe që ju sjell më shumë të ardhura. Përgatisni projekte afatshkurtër, por edhe afatgjatë, bile bëni plane të shkoni edhe jashtë. Në dashuri, ju ndjeheni më afër se kurrë partnerit/es, ndërsa beqarët do të bien në dashuri me shikim të parë, por nuk do të jetë reciproke.

Bricjapi
Do të jetë një moment i vështirë te të afërmit, do të krijohet një situatë e tensionuar për shkak të një sëmundjeje, një ndarjeje, një divorci, ku ju do të merrni rolin e atij që këshillon dhe mbështet. Disa Bricjapë do të vendosin më në fund të marrin prasysh rrezikun dhe të bashkëjetojnë me partnerin/en e tyre, ose të blejnë një apartament të përbashkët. Keni dëshirë të investoni për të ardhmen dhe të dini se ku po shkoni së bashku. Gjeni ndonjë mënyrë për të qetësuar ankthin tuaj, me ecje, joga, shkruani, kërceni, etj.

Ujori
Mërkuri është në shenjën tuaj dhe ju do të ndjeheni shumë komunikues; do të çatoni me miqtë, duke alternuar e-mailet e punës me diskutimet e tjera. Do të bëni edhe pauza të gjata për të pirë kafe, do të jeni në dijeni të gjithçkaje që ndodh në jetën e personave që ju rrethojnë, përfshi këtu edhe shefin. Ju keni dhuntinë për të krijuar lidhje të veçanta me ata që njihni. Partneri/ja do të ngelet me gojëhapur nga aftësia juaj për ta bërë t’ju tregojë edhe emocionet më të fshehta, por do të dini t’i mbani këto sekrete për veten.

Peshqit
Ndjeheni shumë afër me prindërit dhe do të përpiqeni si e si t’ia bëni qejfin, sidomos mamasë. Gjithashtu, do të kërkoni të takoni shefin për t’i folur për një ide që keni dëshirë ta vini në zbatim. Në punë, ndjeheni në rrugën e duhur, ose në punën që ju përshtatet. Keni potencial dhe doni të qëndroni aty ku jeni. Shpenzoni shumë për veten tuaj. S’ka problem, do ta riekuilibroni më vonë situatën financiare. Megjithatë, kujdes, sepse rrezikoni të bëni gabime në blerje.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tuna tundon sërish, këtë herë me gjoksin

Next Post

Morena Taraku i bashkohet Threedots

Advertisement