Mahiri dhe Feridja martohen

Seizi i rrëfen Ilknurit se ka gisht në vdekjen e Nazifit

Murati e djeg Belginin me acid

 

Feridja, e plagosur lehtë, pasi Mehmeti e shtyn për t’i shpëtuar policisë, shkon në spital. Mahiri, që tashmë e ka mësuar nga Suna se Feridja është shtatzënë, bën një plan me këtë të fundit që të orgnizojnë dasmën e tyre fshehurazi në një ishull.

Belgini, që e ka mësuar se pas Muratit qëndron Turguti, vendos të hakmerret ndaj tij. Ajo shkon në gjykatë dhe në një takim të fshehtë me Mehmetin, i kërkon atij të deklarojë se ky është një kurth që atij ia ka ngritur Turguti. Mehmeti i thotë se nuk mund të vërtetojë dot se Turguti është Kurkut Olmez, por Belgini i thotë se e ka ajo dosjen me shenjat e tij të gishtave dhe se do t’ia sjellë të nesërmen. Adnani është i shqetësuar për deklaratën e Mehmetit, por Selimi e qetëson, duke i thënë se ai nuk ka për t’i nxjerrë emrat e tyre.

Suna bën të pamundurën për të bërë gati dokumentet e Ferides dhe për ta bindur atë të shkojnë të pushojnë në ishull, ku në të vërtetë, i presin Jasini dhe Mahiri. Mahiri i kërkon Seizit të shkojë në gjykatë dhe të dëshmojë për krimet e Mehmetit, pasi ai është i vetmi nga bashkëpunëtorët e tij që kanë mbetur gjallë. Seizi e kupton se tashmë, i ka ardhur fundi, pasi pas dëshmisë së tij, do të burgoset, por nuk ka zgjidhje tjetër. Ai ndihet shumë në faj edhe përballë Ilknurit, për vdekjen e djalit të së cilës ndihet përgjegjës. Turguti mëson për deklaratën e Mehmetit dhe tërbohet kur kupton se ai ka dosjen me shenjat e tij të gishtave. Turguti e humb durimin dhe jep urdhër ta rrëmbejnë Mehmetin ndërkohë që ai do të dërgohet në burg. Me këtë detyrë ai ngarkon Nexhdetin, duke i premtuar se pasi ta mbarojë punën, do t’i gjejë vajzën e tij. Nga ana tjetër, Suejda ka vendosur ta mbajë vetë vajzën e saj, ndaj e merr atë dhe zhduket, që të mos e gjejë askush.

Murati shkon me njerëzit e tij te Belgini, e cila ia përplas në fytyrë që ai nuk bën për të. I tërbuar, Murati vendos të hakmerret ndaj saj, duke i hedhur acid në fytyrë. Kur shikon shishen, Belgini përpiqet të shpëtojë me çdo kusht, por është e pamundur. Ai ia hedh acidin dhe ajo mbetet përtokë në parukerinë e saj, e gjymtuar dhe pa ndjenja, deri kur vjen ambulanca dhe e dërgon në spital.

Feridja habitet kur në shtëpinë në ishull gjen Mahirin. Ajo përpiqet të ikë prej tij, duke menduar se ata nuk kanë të ardhme, por ai e bind që të paktën atë natë dhe të nesërmen të harrojnë gjithçka dhe të qëndrojnë së bashku. Mahiri ia bën të qartë se tashmë e di se ajo është shtatzënë me fëmijën e tij. Ajteni dëgjon rastësisht bisedën e Turgutit, që i thotë Nexhdetit se është përgjegjësi e tij që fajësoi Mahirin për vdekjen e prokurorit Sulejman shumë kohë më parë. Ai e kërcënon Nexhdetin se nëse nuk e bën këtë rrëmbim, ai do t’i tregojë Mahirit se pikënisja e të gjitha vuajtjeve të tij ishte pikërisht Nexhdeti. Ajteni, e frikësuar shkon në shtëpinë e Nazifit, por ai i thotë…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *